Jo gjithmonë ka qenë e lehtë edhe për vendet më të zhvilluara
Amerika është emri që sot përfaqëson tokën simbol të lirisë, demokracisë, barazisë dhe mirëqenies. Ajo është vendi ku, ndoshta, çdo i ri do të donte të shprehte idetë dhe mendimet e tij të lira, në mënyrë joparagjykuese. Andaj, historia e kësaj kryefjale të fjalëve, jo rrallëherë ngjall kureshtje për secilin prej nesh.
Por jo gjithmonë ka qenë e lehtë edhe për këtë komb të madh. Bertama e SHBA-së ishin 13 kolonitë angleze, të cilat në vitin 1777 shpallën pavarësinë e tyre dhe krijuan një bashkim shtetesh me një qeveri qendrore. Kolonia e parë, Virxhinia, është krijuar në vitin 1606, ndërsa e 13-ta, kolonia e Xhorxhias, është krijuar në vitin 1732. Secila koloni ka historinë e saj, e cila është e mbushur me ngjarje dhe episode të një jete të vështirë e të rëndë.
Mund të përmendim këtu dimrin e egër të vitit 1607, në Xhejmstaun, i cili i detyroi njerëzit të digjnin shtëpitë e tyre për ngrohje, dhe bëri që të mbijetonin vetëm 60 burra.
Me kalimin e kohës, kur këto shtete ishin forcuar dhe kishin arritur zgjerimin e tyre territorial, fituan një ndikim të fortë në industri. Ndaj, në shek. XIX, SHBA-ja u bë synimi i shumë emigrantëve nga Europa.