E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ky është kulmii paaftësisë për politika mjekësore

Nuk e di, por ky vendimi që, “kush nuk është i siguruar, nuk merr mjekim”, është kulmi i injorimit të popullit dhe halleve të tij. Si mund të ndalohet dhënia e mjekimit të një pacienti, për faktin se ai nuk ka të ardhura?! Pjesa më e mirë e popullsisë jetojnë në një varfëri të plotë dhe qeveria jo vetëm që hesht, por ka kurajën t’i thotë: vdis”!

Ky është kulmi i paaftësisë për politika mjekësore efikase në Shqipëri. Nëse i sëmuri nuk ka të ardhura për të blerë sigurimin e tij shëndetësor, i takon qeverisë, me taksat që ajo grumbullon, të mbulojë shpenzimet e mjekësisë edhe pse këto janë në nivelin e botës së tretë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›