Lufta me boren, bilanci ne Elbasan
Ngricat dhe reshjet e debores kane shkaktuar probleme edhe ne qarkun e Elbasanit. Akset rrugore Elbasan-Qafe Thane dhe Elbasan-Tirane nga Qafe Krraba kane qene te kalueshme vetem me zinxhire. Por edhe me kete mase mbrojtese, udhetimi nuk ka qene i keshillueshem. Gjate nates dhe ne mengjes heret Qafe Thana dhe Krraba kane qene te pakalueshme. Ne keto akse rrugore kane shkuar borepastruese dhe punetore te mirembajtjes, te cilat kane hedhur kripe dhe kane larguar sa te mundin masivet me bore. Aksi rrugor Librazhd-Peshkopi ka qene i pakalueshem. Probleme ka pasur edhe ne aksin rrugor Elbasan-Gramsh. Qarkullimi i automjeteve eshte monitoruar nga policia e qarkullimit rrugor, e cila eshte mbeshtetur nga sektore te tjere te policise. Situate me e rende paraqitet ne zonat e thella malore dhe ne disa zona rurale. Disa komuna jane izoluar krejtesisht nga debora. Trashesia e saj ne disa raste ka arritur rreth 30 cm. Nen pushtetin e bores ndodhen fshatrat e komunes se Zavalines dhe Labinotit Mal ne Elbasan, komunat e Kukrit, Lenies, Skenderbegasit, Poracanit etj ne Gramsh, si dhe komunat e Stravajt, Rrajces, Hotolishtit etj ne Librazhd. Disa nga fshatrat e ketyre komunave kane humbur lidhjet me njesite administrative dhe komunikojne me ane te telefonave celulare. Ne disa raste ka pasur probleme me paciente, te cilet e kane pasur te veshtire te zbresin ne qytet per te marre ndihmen e nevojshme mjekesore. Ndermarrjet e rruga ures jane duke punuar me orare te zgjatura, por nuk mund te dalin dot mbi natyren. Ne Bradashesh te Elbasanit eshte ngritur nje postbllok policie, i cili nuk lejon qarkullimin e automjeteve pa zinxhir nga Qafe Krraba. Ne oret e mbremjes ne kete aks rrugor nuk jane lejuar te qarkullojne as automjete me zinxhire, pasi qarkullimi eshte i paparashikueshem. Ne oret ne vijim probleme me te medha ka me ngricat, te cilat kane paralizuar qarkullimin ne disa akse rrugore. Ne prefekturen Elbasan eshte ngritur shtabi i emergjences. Burime te ketij shtabi pohuan se megjithate situata eshte nen kontroll dhe nuk ka vend per panik. Fatos Salliu