E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Jo më drama nga Edi Rama, është koha për qeverisje”

30-06-2011 / Gazeta 55

Flet David Philips, profesori i Universitetit të Kolumbias dhe Harvardit

“Më pak dramë prej liderit të socialistëve në Shqipëri”.
Ky është titulli i një analize të detajuar të David Philips, profesor në universitetin e Kolumbias dhe Harvardit, në thelb të së cilës spikat kritika se strategjia e konfrontimit dhe bllokadës i keq shërben partisë së Ramës dhe vendit.
“Është koha për një qasje të re. Është koha për diskutime dhe pajtim”, thekson ai.
Pasi analizon politikën e kreut të opozitës shqiptare që nga 2009-a dhe në mënyrë më të detajuar garën për Tiranën, të cilën e humbi, profesor Philips, në një qëndrim të ftohtë dhe të largët nga atmosfera e ndezur jo vetëm në politiken shqiptare, thekson se “Në vend që të përpiqet të kthejë fitoren e ngushtë të garës për kryebashkiakun e Tiranës, Partia Socialiste duhet të luajë rolin e opozitës luajale dhe të bashkëpunojë për një plan konsensual që të çojë përpara kandidimin e Shqipërisë për t’u bashkuar me Bashkimin Europian”.
“Jo më dramë. Është koha për qeverisje”, apelon ai.
Ai e cilëson Edi Ramën si kryebashkiakun dhe liderin socialist që mbështetet nga miqtë që i ka majmur me leje ndërtimi e që u ka dhëne dhe suport politik.
“Ndërsa Lulzim Basha, kandidati i Partisë Demokratike, thuhet më tej në këtë analizë, zhvilloi një fushatë të fortë, duke shfrytëzuar pushtetin e medias sociale”.
Përkundrejt të gjithë skeptikëve se demokratët mund të humbasin mandatin e tretë në 2013-ën, profesori amerikan përkundrazi e sheh Partinë Demokratike si fituese të vendosur mirë në pozicion edhe për zgjedhjet e 2013-ës.
Philips sjell në vëmendje kodin e miratuar me konsensusin e të dyja palëve pas rekomandimeve të organizatave të specializuara për zgjedhjet, ndër të cilat Këshilli i Evropës dhe Komisioni i Venecias dhe se zgjedhjet u zhvilluan nën vëzhgimin e rregullt të vendasve dhe ndërkombëtarëve.
“Votuesit ishin udhëzuar të hidhnin votën e tyre për funksione të ndryshme në kuti të ndryshme. Disa votues, veçanërisht ata që votonin për herë të parë hodhën votën e tyre në kutinë e gabuar. Madje edhe presidenti i Republikës u kap në pamje filmike duke hedhur votën e tij në kutinë e gabuar”, evidentohet ne shkrim fenomeni i shfaqur si asnjëherë më fort në garën e ngushtë për Tiranën, ndërsa theksohet se kodi zgjedhor nuk kishte parashikuar procedurën për votat e hedhura në kutinë e gabuar dhe pas asnjë paragjykim për rezultatin, komisioni qendror i zgjedhjeve nisi numërimin e këtyre votave pasi në të kundërt cenohej e drejta e votuesve dhe dëmtohej vullneti i popullit.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›