E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jo në Galatasaray

Jo i është bashkuar Galatasarayt në formë huazimi, nga Manchester City, deri në fund të këtij sezoni, ka njoftuar klubi turk në uebfaqen e tyre zyrtare.

Sulmuesi brazilian, i cili erdhi në City nga CSKA Moska, në korrik 2008, për rreth 18 milionë funta, kishte qenë i huazuar në Everton nga gushti, por ishte suspenduar për shkelje të rregullave disiplinore.

“Klubi ynë ka arritur marrëveshje për transferimin e brazilianit Jo, në formë huazimi, deri në fund të sezonit nga klubi i Premierligës, Manchester City”, thuhej në një komunikatë të Galatasarayt.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›