E Diel, 1 Nëntor 2026

Xhemati tubon 80 mijë euro për Shkodrën

Besimtarët islamë, nëpër xhamitë e Kosovës, kanë mbledhur 80 mijë euro për të ndihmuar zonat e përmbytura në veriun e Shqipërisë.

Aksioni është organizuar nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), pas faljes së namazit të xhumasë, të premten e kaluar, nëpër të gjitha xhamitë e Kosovës.

Zyra e informimit e BIK-ut ka njoftuar nëpërmes një komunikate shtypi se parat e tubuara nga ky aksion së shpejti do t’u dorëzohen autoriteteve të Shkodrës.

Xhemati i Kosovës me këtë aksion iu është bashkuar iniciativave të shumta që kanë ndërmarrë qytetarët e Kosovës, për t’i ndihmuar banorëve e rrethit të Shkodrës, të cilët u dëmtuan nga përmbytjet e ujit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›