E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krkiç mbetet në Barcelonë

Sulmuesi i Barcelonës, Bojan Krkiç, ka ritheksuar dëshirën e tij të qëndrojë në klub dhe insistoi se mund të mësojë shumë në Nou Camp, edhe nëse ka mundësi të kufizuara për lojë.

“Nuk e di se çka do të bëjë javën e ardhshme. Në futboll gjërat ndryshojnë nga dita në ditë, por jam i lumtur në Barcelonë. Synimi im është të dëshmoj se mund të jem këtu dhe të punoj çdo ditë e më tepër. Në Barcelonë mund të mësoni shumë, është klubi më i mirë ku mund të mësoni”, deklaroi Krkiç.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›