E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Mustaqet e Stalinit vrane 22 vete"

Rozeta Rapushi

Presidenti i Republikes, Bamir Topi, perkujtoi dje ngjarjet e dhimbshme te masakres se 27 shkurtit 1951, duke u shprehur se "per mustaqet e Stalinit" u vrane njezet e dy perfaqesues te familjeve me te shquara shqiptare. Ne nje takim perkujtimor ne Pallatin e Brigadave, kreu i shtetit perkujtoi viktimat e kesaj masakre, qe u pushkatuan nga regjimi komunist, pas bombes se hedhur ne ambasaden e Bashkimit Sovjetik ne Tirane. "Une deshiroj me kete rast t'ju shpreh jo vetem pozicionin institucional te Presidentit te Republikes, qe duhet te risjelle patjeter ne kujtesen kolektive ngjarje te tilla, qe jane skalitur ne memorien e dhimbshme te historise se Shqiperise", theksoi Presidenti. Kreu i shtetit kerkoi nga politika te beje gjithcka ne funksion te rikuperimit si me ane te ligjeve apo edhe me ane te demshperblimit moral. Kreu i shtetit e vleresoi kete rast, si me te egrin dhe ne mungese totale te shtetit ligjor. Sipas presidentit, Topi, masakra e 27 shkurtit ishte nje ngjarje e dhimbshme ku perfaqesuesit e shtetit komunist demonstruan jo vetem genocidin ndaj bashkekombesve te tyre, por ishte nje tregues i qarte i nje servilizmi te pashoq ndaj Bashkimit Sovjetik. "Pasardhesit e ketyre familjeve te nderuara, e njohin historine me mire se cilido tjeter, me mire edhe sesa une qe po flas, pasi kane ndjere jo thjesht ekzekutimin pa gjyq te perfaqesuesve te tyre me te nderuar, por pas ketij akti barbar, filloi nje persekutim kompleks per te gjitha familjet, me internime, persekutim shoqeror, nje lloj persekutimi qe e kane ndjere jo vetem ata qe kane jetuar ne ate periudhe, por edhe pasardhesit e tyre", u shpreh Topi. Duke permendur historine, Presidenti tha se ka pasur edhe akte civile te njerezve qe kane qene ne institucionet e drejtesise, ku mund te permendim rastin e Ministrit te kohes, i cili dha doreheqjen per te mos konfirmuar kete akt barbar, per te ruajtur integritetin si nje njeri qytetar dhe si nje jurist. "Kjo do te thote, qe ne shoqerine tone, ndonese historia ka qene shume e dhimbshme, me episode pa fund te genocidit dhe te represionit, asnjehere substrakti, pjesa me e shendoshe e shoqerise sone, nuk eshte mposhtur edhe pse ka vuajtur shume", vijoi ai. Ne ceremoni moren pjese familjaret e njezet e dy viktimave te arrestuara e me pas te pushkatuara, ku numeroheshin disa prej intelektualeve me te shquar e me ne ze te kohes si Pjerin Guraziu, Niko Lezo, Anton Delhysa, Qemal Kasaruho, Myftar Jegeni, Manush Peshkepia, Sabiha Kasimati, Reiz Selfo, Jonuz Kaceli, etj. "Me lejoni dhe nje here qe ne emrin tim, por besoj edhe ne emrin e te gjitha institucioneve te shtetit, te bej nje mesazh perkujtimor pikerisht per kete ngjarje, por duke dhene mesazhin qe ngjarje te tilla eshte shume e rendesishme te kujtohen, te vleresohen", u shpreh Topi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›