E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Shqiperia s'eshte ne krize, Rama po u bie ketyre borive"

Kriza ekonomike globale, nuk do te preke Shqiperine. Keshtu siguroi dje nga Fieri kryeministri, Sali Berisha. Pa marre parasysh aspak deklaratat per kete ceshtje, kreu i qeverise tha se te gjithe jane deshmitare se bota eshte perfshire ne nje krize ekonomike te papare. "Jeni deshmitare te deklaratave jo vetem te qeverise, por edhe te gjithe institucioneve nderkombetare, se Shqiperia nuk eshte ne krize. Edi Rama, le te bien sa te duan bori te krizes, ne kriza nuk do te na kape", u shpreh Kryeministri. Sipas tij, qeveria qe ai drejton do te forcoje ekonomine e vendit dhe do e zhvilloje ate. Kryeministri siguroi se buxheti i qeverise eshte 100 per qind i garantuar per te dyfishuar rrogat e mesuesve, per te dyfishuar pensionet e fermereve, per te dyfishuar pagat e infermiereve, per te dyfishuar pagat e mjekeve dhe per te ndertuar qindra e mijera kilometra rruge, ujesjelles e shkolla. Ndaj vendi yne, nuk eshte prekur dhe nuk ka pse te preket nga kriza ekonomike globale. "Ju siguroj se qeveria ime ka qene dhe do te mbetet, qeveria e halleve dhe derteve tuaja. Qeveria ime ka qene dhe do te mbetet qeveria e zhvillimit te qendrueshem te zonave rurale", premtoi kryeministri.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›