E Shtunë, 31 Tetor 2026

Te perndjekurit, mazhoranca Ne bllok per demshperblimin

Mazhoranca eshte bashkuar ne kerkesen per ndryshimet ne ligjin per demshperblimin e ish te perndjekurve politike. Vetem dy dite me pare, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, kerkoi nga Shkodra zgjerimin e rrethit te personave qe duhet te perfitojne demshperblimin nga statusi i ish te perndjekurve. Si dhe siguroi ndarjen e parave per ta. I vetmi qe duket se eshte kunder kesaj nisme te re ligjore, eshte Ministri i Financave, Ritvan Bode. Ministria e tij eshte shprehur shume dyshuese ne rritjen e numrit te perfituesve, per shkak se nuk ka fonde te mjaftueshme ne buxhetin e shtetit. Kjo ministri, i kerkoi komisionit te ligjeve, qe te perllogarise se sa shkon fatura qe shteti duhet te perballoje, ne rast se rritet numri i personave qe duhet te perfitojne nga demshperblimi si ish te perndjekur.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›