E Diel, 1 Nëntor 2026

Reformat e ministrit

Ridvan Bode do të qëndrojë sërish në krye të Financave shqiptare. Konfirmimi erdhi nga Kryeministri Sali Berisha gjatë publikimit të kabinetit qeveritar. Për Kryeministrin, konfirmimi i Bodes lidhet me vijimin e reformave fiskale të nisura në katër vitet e mandatit të kaluar. Berisha e cilësoi ministrin e Financave si bashkëpunëtorin më të ngushtë dhe pret nga ai zhvillime të mëdha për ekonominë e vendit. Nuk mjaftuan 24 orë nga deklarata e Kryeministrit, dhe Financat vunë në zbatimin vijimin e reformave. Kësaj here me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, duke shikuar mundësinë e ndryshmit të kufirit të xhiros vjetore për biznesin e vogël nga 8, në 4 milionë lekë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›