E Shtunë, 31 Tetor 2026

Financat: Kriza uli fitimet e biznesit të madh

Tatimi mbi fitimin e kompanive parapaguhet në bazë të fitimeve të realizuara gjatë periudhave të mëparshme të aktivitetit të tyre, prandaj ky tregues është reflektim i ecurisë së sektorit privat për vitin paraardhës, shprehet Ministria e Financave. Të ardhurat nga tatimi mbi fitimin për 7-mujorin arritën në rreth 10.4 miliardë lekë, nga 12 miliardë të planifikuara: rreth 1.7 miliardë lekë më pak se parashikimi për periudhën. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, të ardhurat nga ky tatim kanë pësuar një ulje prej 519 milionë lekë, ose 4.78 për qind. Megjithatë, parashikimet e kompanive për fitimin e vitit 2009 mund të jenë rivlerësuar në rënie, duke marrë në konsideratë efektet e mundshme të krizës ekonomike dhe financiare në vendet me të cilat Shqipëria ka marrëdhënie ekonomike dhe tregtare, vijon sqarimin ministria.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›