E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dëmi më i madh, fiksimi në memorien e dy popujve

Rasti i fundit me 7 emigrantet në shtetin fqinj të Greqise, është nje shkelje shume e rende e radhës e të drejtave të njeriut. Trajtimi i shqiptarëve, qofshin këta edhe klandestinë, sikur të mos ishin qenie njerezore, nën mushama ku temperatura arrinte 45 grade celsius, dëshmon racizëm dhe urrejtje. Dhe racizmi e urrejtja kanë koston e tyre.

Pavarësisht nëse shteti shqiptar ka apo jo këllqe për të reaguar (e mesa duket, as ka, e as ka ndër mend të ketë), këto raste do të mbeten në memorien dhe ndërgjegjene dy popujve, dhe ky nuk është një dëm i pakët.

Ministria e Jashtme për fat të keq vijon traditën e saj të heshtjes qullace. Kështu ishte në kohën e qeverisjes socialiste, kështu edhe tani me këta gjasme të fortët e PD-së. Minimalisht kjo ministri duhet t’i kërkojë homologes greke të nxjerre fajtoret dhe t’i vendose përpara drejtesise, për shkelje të të drejtave të njeriut. Pse nuk e bën? Fundja përse paguhen ministri i asaj ministrie dhe punonjësit e tjerë?

A janë të vetëdijshëm këta spurdhjakë që rrogat e majme janë para të këtij populli? Dhe familjarët e atyre të mjerëve që dhunohen si kafshë në Greqi, janë pjesë e këtij populli që i paguan? Silluni në mënyrë dinjitoze, kaq kërkohet prej jush.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›