Skandal në Shtëpinë e Bardhë
çarls Filips, Këshilltar ekonomik kyç në administratën e Obamës, tenton të afrohet sërish me ish-gruan e tij, por e dashura hakmerret në një mënyrë shumë origjinale, duke e detyruar të bëjë publike historinë e tyre të dashurisë. Për ta detyruar njeriun e ëndrrave të saj të mos i largohet dhe të shpallë të vërtetën, e dashura var fotot të tyre në qytetet më të mëdha amerikane. 50-vjeçari ka replikuar, por fjalët e tij nuk kanë prekur askënd. Historitë përtej lidhjeve martesore në Shtëpinë e Bardhë i kanë bërë gjithnjë kuriozë amerikanët. Filips është një nga njerëzit më të rëndësishëm të industrisë amerikane. Ai është jo vetëm këshilltar i Obamës,por edhe bashkë-President i “Oracle Corporation”. Pas publikimit të posterëve, Filips ka pranuar se ka pasur një histori dashurie me Uilkins që ka përfunduar në 2008, kur nisi divorcin me gruan e tij. Por e dashura bukuroshe këmbëngul se ai e ka lënë para pak ditësh, duke preferuar ish-të shoqen.