Fitojnë nacionalistët
-490x320.jpg)
Forcat nacionaliste serbe kanë marrë numrin më të madh të votave në veri të Mitrovicës, në zgjedhjet ilegale të organizuara të dielën nga Beogradi.
Partia Progresive e Serbisë (SNS) e politikanit radikal, Tomislav Nikolic dhe Partia Demokratike e ish-kryeministrit Vojislav Kostunica kanë fituar nga 7 ulëse nga gjithsej 30.
Ndërkaq, Partia Demokratike e presidentit serb, Boris Tadic ka fituar 6 ulëse. Dhjetë këshilltarë të tjerë komunalë janë nga subjekte politike më të vogla si Partia Socialiste e Serbisë (SRS), G17plus, etj,.
Megjithëse shumica e votuesve janë përcaktuar për dy partitë nacionaliste, SNS dhe DS, qeveria lokale në pjesën veriore të Mitrovicës pritet të krijohet nga partia e Boris Tadicit dhe subjektet e tjera të vogla që së bashku kanë një këshilltar më shumë.
Ndërkaq, në komunën e Novobërdës, shumicën e votave i ka fituar Partia Socialiste e Serbisë (SPS).
Në veri të Mitrovicës, pjesëmarrja në votim nuk ka qenë e lartë, ndërkaq në Novobërdë, sipas mediave serbe, kanë votuar rreth 70 për qind e votuesve të regjistruar.
Institucionet e Kosovës dhe ato ndërkombëtare nuk i pranojnë rezultatet e zgjedhjeve serbe në Mitrovicë dhe Novobërdë, ndërsa thonë se, me gjithë ndërhyrjen e Serbisë, ato do të vazhdojnë me projektin për integrimin e serbëve në shoqërinë kosovare.
Ministri i Pushtetit Lokal, Sadri Ferati hedh poshtë mundësinë e bashkëpunimit me udhëheqësit e strukturave paralele.
“Nuk diskutohet, sepse nuk kemi nevojë të diskutojmë me të zgjedhurit e strukturave paralele. Ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë me atë pjesë të qytetarëve që e pranojnë bashkëjetesën, janë kundër qeverisjes në tensione dhe ambicies e luftës për territore”, ka thënë Ferati, për Radio Evropa e Lirë.
Deputetë të opozitës kritikojnë institucionet se nuk kanë bërë sa duhet për zbatimin e ligjshmërisë në pjesën veriore të Kosovës.
Deputeti i AAK’së, Ahmet Isufi ka thënë se qysh nga 17 shkurti i vitit 2008, nuk është dashur të lejohen zgjedhjet serbe të cilat janë në kundërshtim me Kushtetutën.
“Institucionet tona, në këtë rast Qeveria me EULEX-in dhe mekanizmat e tjerë ndërkombëtarë duhet të kenë në angazhimin e tyre permanent, praktik, zbatimin e Kushtetutës në veriun e Kosovës. Lënia në dorë e qytetarëve që të merren me çështjet e zbatimit të ligjit dhe marrjen e masave të tilla vetëm e dëmton imazhin e Kosovës para bashkësisë ndërkombëtare dhe po ashtu ndikon në zbehjen e institucioneve të Kosovës”, ka thënë Isufi.
Ndërkaq, deputeti nga LDD’ja, Lulzim Zeneli ka thënë se po mungon vullneti politik për të implementuar Kushtetutën e vendit.
“Në fakt problemi ekziston se në kursin aktual që e ndjek Qeveria e Republikës së Kosovës po tregon mungesën e vullnetit politik për ta impelementuar Kushtetutën dhe për ta ushtruar sovranitetin në gjithë territorin e vendit”, ka thënë ai.