E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moti, temperaturat rriten 5 grade

Pranvera duket se po vjen. Meteorologet parashikojne nje rritje te menjehershme te temperaturave gjate dites se sotme me 5 grade, kurse ne ditet ne vazhdim rritja do te jete graduale me dy grade Celsius. Sipas sinoptikaneve, karakteristike e kesaj fundjave jane reshjet e shiut dhe vranesirat te cilet do te jene prezent gjate gjithe kohes.

Parashikimi

Mot i kthjellet dhe me kalime te vranesirave te lehta, me te dukshme keto ne zonat malore te vendit, parashikohet per kete fundjave. Por ajo qe do te jete pozitive eshte rritja e temperaturave me 5 grade Celsius, gjate mesdites se sotme. "Temperaturat do te pesojne rritje, e shtuna dhe e diela sjellin rritje me 5 grade te temperaturave ne vlerat e mengjesit dhe ato te mesdites. Rritja e temperaturave do te vijoje edhe te henen dhe te marten", eshte shprehur meterologia, Tanja Porja. Sipas saj, rritja e temperaturave ka nisur qe diten e djeshme me dy grade Celsius ne pjesen veriore te vendit, kurse ne qender dhe ne jug kane mbetur ne ato vlera. "E shtuna do te vijoje me mot te kthjellet dhe kalime vranesirash. Ne pjesen e dyte te dites se shtune dhe gjate dites se diel, vranesirat do te shtohen ne te gjithe territorin, por do te alternohen nga kthjellime te herepashershme si edhe shfaqet mundesia per shira te dobet dhe afat shkurter, ne jug te vendit" ka theksuar meterologia Porja.

Pranvera

Sipas sinoptikaneve tashme do t'i themi lamtumire dimrit, pasi do te hyjme ne pranvere.

Per sa i perket stines se pranveres, kete vit ajo do te jete e thate, pasi do te mungojne reshjet e shiut qe e karakterizojne. Temperaturat do te jene normale te ngrohta, ndersa reshjet do te jene nen normalen. "Temperaturat e dhjete diteve te para te marsit, kane qene brenda vlerave normale per kete stine. Por nuk perjashtojme dite si e premtja e kaluar, kur termometri shenoi ne mjaft qytete, nen zero, situate kjo aspak normale per muajin ne te cilin jemi", ka pohuar Porja. Sipas saj, edhe 15 diteshi i dyte i marsit ka sjelle temperatura te uleta dhe reshje te shumta te shiut dhe bores.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›