Jo vetëm këngë labe!
Grupi polifonik i Ansamblit Kombëtar të Këngëve e Valleve, “Zadeja”, do të përfaqësojë polifoninë shqiptare në Festivalin e “Sakrës” në Marsejë të Francës.
Grupi polifonik me udhëheqës artistik të grupit vokal të Ansamblit Popullor Gramoz Burka, do të interpretojë më datë 1 tetor, ndërkohë që koncerti do të përfundojë më 3 tetor. Grupi “Zadeja” ka qenë pjesëmarrës po për të njëjtin motiv, në promovimin e muzikës tradicionale shqiptare në tribunat ndërkombëtare
Jo vetëm këngë labe!
Suela Furriku
Grupi polifonik i Ansamblit Kombëtar të Këngëve e Valleve, “Zadeja”, do të përfaqësojë polifoninë shqiptare në Festivalin e “Sakrës’ në Marsejë të Francës.
Në këtë festival, përveç përfaqësuesve shqiptarë do të marrin pjesë edhe grupe të tjera muzikore nga shtete të ndryshme të botës për të prezantuar folklorin e tyre tradicional. Grupi polifonik me udhëheqës artistik të grupit vokal të Ansamblit Popullor, Gramoz Burka, do të interpretojë më datë 1 tetor, ndërkohë që koncerti do të përfundojë dy ditë më pas, më 3 tetor. Por, kjo pjesëmarrje nuk shënon një aktivitet të ri për këta pjesëmarrës, sepse edhe një vit më parë grupi “Zadeja” ka qenë pjesëmarrës po për të njëjtin motiv, në promovimin e muzikës tradicionale shqiptare në tribunat ndërkombëtare. “Është hera e dytë që ky kompleks vokal i cili është në përbërje të ansamblit të shtetit që merr pjesë në këtë festival i cili njihet me emrin “Sakra”, është shprehur udhëheqësi artistik i grupit, Gramoz Burka.
Grupi polifonik do të ekzekutojë në Marsejë një repertor i cili do të përmbajë këngë të trevave të ndryshme të popullit shqiptar, por pa dalë nga kornizat e origjinalitetit të tyre, duke e shndërruar këtë fakt në një veçori dalluese nga koncerti i viti të kaluar. “Repertori i sivjetshëm ndryshon nga ai i vitit të kaluar sepse kësaj here do të përfaqësohemi edhe me disa këngë të Shqipërisë së Veriut, por që janë të përpunuara, e jo vetëm të muzikës labe. Do të këndojmë edhe këngë çame, të cilat do të vijnë për herë të parë. Ne kemi bërë një eksplorim të muzikës popullore çame e cila sot po bëhet diçka me prezente në përballje me publikun”, - tregon Burka, duke vijuar më tej se “këto përpunime nuk konsistojnë në turbo folk apo përpunime të karakterit të muzikës së lehtë, por këto janë përpunime brenda këngës popullore, por gjithnjë pa i humbur origjinaliteti, sepse publiku në ato vise është më i interesuar për këtë lloj muzike”. Artistët do të ndalen me këngë nga zona e Dibrës, e më konkretisht, me një potpuri këngësh dasme, nga malësia e Shkodrës do të këndojnë këngën e titulluar “Majekrahu”, edhe kënga korçare do të jetë prezente me tituj si “Dëbora zbardhi malet”. “Tuman kuqe kadife”, është përpunimi i radhës që do të përfaqësojë këngën çame ndërsa nga Shqipëria e Mesme do të këndojmë këngën “Xhevahirja e Lalës”,
Muzika jonë polifonike, siç duket, e ka tërhequr ndjeshëm vëmendjen e organizatorëve të këtij eventi në pjesëmarrjen e parë, saqë ftesa për këtë vit ka qenë e garantuar. Festivali do të organizohet edhe këtë herë nga të njëjtët donatorë, pra nga fondacioni “Ekume” në shtetin francez. “Festivali është organizuar nga një fondacion që quhet “Ekume” në Francë. Ky grup polifonik është pjesë e projekteve të këtij fondacioni ku zhvillohen edhe aktivitete të tjera të këtij lloji”, - shprehet Burka. Ai na bën të ditur se repertori që do të ekzekutohet, është kryesisht polifonia labe, por do të këndohen gjithashtu edhe këngë të tjera të Shqipërisë së Veriut, si dhe asaj të Mesme. Pjesëtarët e grupit janë këngëtarët profesionistë Bardhyl Xhafka, Aleksandër Rrapi, Hyso Xhaferri, Andrea Doçi, Zako Selmanaj etj.
Nuk do të shpërndahen çmime dhe trofe. Festivali nuk është një edicion ku vende të ndryshme të globit mund të garojnë mes njëri-tjetrit. Sipas udhëheqësit artistik të këtij grupi, është fjala vetëm për një festival të thjeshtë pa influencimin e çmimeve, e ndërkohë që ky festival do të prezantohet në plot katër vende të ndryshme të Francës. “Ky festival nuk është në kuptimin e strukturave tradicionale të festivaleve që jemi mësuar të shohim. Janë koncerte më vete. Ne kemi planifikuar të japim një koncert të plotë vetëm në katër qytete të ndryshme. Ndërsa pjesëmarrja në këto lloj koncertesh ka një përfaqësim më të gjerë, pra edhe nga shtete të tjera, nuk është se jemi vetëm ne si vende të Mesdheut si Greqia, Turqia, Qiproja apo edhe vende të Afrikës Veriore, Spanja”, - konfirmon Gramozi duke shtuar se grupi “Zadeja” ka pasur një bashkëpunim të fortë me këtë fondacion, i cili është shumë afatgjatë dhe mendohet se në një të ardhme të afërt, edhe në Shqipëri do të mund të organizohet një minifestival i tillë bashkë me shtete pjesëmarrëse që i lag Mesdheu.
Pas këtij koncerti grupi polifonik do të ndjekë po të njëjtin ritëm, duke marrë pjesë edhe koncerte të përbashkëta me një grup polifonik nga Korsika. “Kemi sërish plane të tjera me “Ekume” për të organizuar koncerte të përbashkëta me grupin “Barbara Fortuna” të Korsikës ku ky i fundit është pak a shumë i ngjashëm me grupin tonë, sepse edhe vetë muzika popullore e Korsikës ka elemente të polifonisë”, - thotë ai. Tregon se janë gjithsej tre vende të cilat evidentohen për ngjashmërinë e muzikës polifonike. Janë Shqipëria, Korsika dhe Sardenja, por sipas Burkës, polifonia jonë është më autentike dhe më e pëlqyeshme, duke u bërë edhe pjesë të vlerës së kulturës botërore të mbrojtur nga UNESCO.
“Mendoj se polifonia jonë është më e dashur, sepse si publiku, media, ashtu edhe televizionet që kanë transmetuar, kanë qenë të fokusuar tek krijimtaria jonë. Madje, edhe nga kritika e përbërë nga muzikologë të ndryshëm e kanë vlerësuar së tepërmi për vetë origjinalitetin, për vetë vjetërsinë e saj duke qenë se është muzikë e dalë nga populli pa vënë dorë kompozitorët, kurse polifonia vetë ka pësuar edhe evoluime me kalimin e kohës. Kjo është arsyeja se përse polifonia jonë është ndër më të vlerësuarat, e quajtur vlerë botërore”. Ai shton se jo vetëm polifonia e Jugut, por edhe për këngët e Veriut është shfaqur interes nga publiku i huaj, kryesisht francez, italian, gjerman apo edhe anglez dhe irlandez.
Menjëherë pas këtij udhëtimi, në Marsejë, Burba tregon se do të nisen drejt Kretës, ku do të kenë gjithashtu katër koncerte. Rreth 35 artistë shqiptarë, nga orkestra, grupi i valleve, solistët, grupi polifonik, do të marrin pjesë në koncertin, i cili do të organizohet në Greqi prej një organizate shqiptare. Ndërkohë që në të ardhmen, sipas projekteve, pritet të organizohem edhe turne të tjera me qëllimin e mirë për të promovuar kulturën shqiptare. Në Gjermani, Irlandë dhe Skoci janë hapat e radhës pas pjesëmarrjes në Kretë. Njëri prej koncerteve është planifikuar të zhvillohet në muajin dhjetor, ndërsa dy të tjerët gjatë vitit të ardhshëm.