Një ekspozitë me fotografi për femrën shqiptare
New York
Femra shqiptare përballë unit, tjetrit dhe botës në tërësi. Ishte ky koncepti që është përcjellë në një ekspozitë fotografie të çelur para pak ditësh në Producers Club në Manhattan, New York. “Albanian Woman Exposed” (Ekspozimi i Femrës shqiptare) është titulluar kjo ekspozitë e cila është ideuar dhe kuruar nga Andamion Murataj, pikërisht në të njëjtin mjedis ku është zhvilluar edhe premiera e filmit shqiptar “Mira” të regjisorit Dhimitër Ismailaj, si dhe premiera e shfaqjes se re të Elsa Zagredes. Në këtë ekspozitë janë paraqitur me dhjetëra fotografi të femrës shqiptare e cila gjendet përballë aktiviteteve e marrëdhënieve me të tjerët, me shoqërinë si me meshkujt, ashtu edhe gjininë e njëjtë. Një ekspozitë me strukturë femërore, posaçërisht për të ashtuquajturin seksi i dobët. Është një aktivitet i organizuar për herë të parë nga femrat, për çështjet femërore e cila flet me një gjuhe krejt të përbotshme, jo vetëm për pjesëmarrjen e gjerë nga shumë shtete të botës. Nëpërmjet një gjuhe globale, ndërgjegjësimi i saj për nivelin e njëjtë të emancipimit si më gruan e vendeve më të zhvilluara, ashtu edhe me mashkullin janë pothuajse në të njëjtin nivel, ka qenë mesazhi kryesor mbi të cilin është fokusuar ekspozita fotografike. Përçimi i mesazheve të ndryshme të femrave shqiptare nëpërmjet fotografisë në rrugë elektronike, qofshin këto profesioniste ose jo, ka qenë frymëzimi i autorit për t’u përkushtuar më tej në këtë lloj aktiviteti. “Albanian Woman Exposed” është strukturuar nga përzgjedhja e më shumë se 2000 foto online të femrës shqiptare. Përfaqësuesit janë kujdesur që nëpërmjet një fotografie të vetme të tregohet në mënyrë gjithëpërfshirëse njëherësh eksperienca, niveli kulturor apo edhe pozicioni gjeografik në të cilin ndodhet. Po ashtu, ato janë përzgjedhur edhe në bazë të konceptit dhe mesazhit që mbartin, pavarësisht perfeksionit të formës. Të pranishëm në këtë ekspozitë kanë qenë personalitete të ndryshme, përfaqësues nga pothuajse të gjitha fushat.