PD shënjestron rrethet e lakmuara për numër deputetësh, Elbasani, Durrësi dhe Korça pre e manipulimeve
Zgjedhjet parlamentare 2009, e kanë kthyer Partinë Demokratike dhe përfaqësuesit e saj në manipulatorë të lindur. Në përpjekjet për të mbajtur pushtetin edhe gjatë 4 viteve të ardhshme, PD ka nisur manipulimet në të gjithë vendin. Eksperimenti për manipulimin e votës, i kryer gjatë kohës së fushatës në disa rrethe të ndryshme të vendit me anë të disa taktikave të gjetura nga PD, tashmë që kanë mbetur vetëm pak ditë nga dita e zgjedhjeve ka gjetur terren edhe në disa rrethe të tjera të konsideruara si të çmuara, përsa i përket numrit të deputetëve që ato do të nxjerrin.
Kështu, burime të besueshme bëjnë të ditur për gazetën SOT se rrethet e shënjestruara gjatë këtyre ditëve të fundit për tu manipuluar nga PD janë Elbasani, Durrësi dhe Korça. Harta e re elektorale e Shqipërisë tregon se Elbasan është rrethi i tretë në vend me një popullsi prej 419.100 banorësh. Kjo popullsi përkthehet në 13.78 ose më saktë 14 deputetë. Ky qytet, bën pjesë në zonën e Shqipërisë së Mesme, dhe pritet që të vendosë fatin e zgjedhjeve të ardhshme. Rrethi bregdetar i Durrësit është i katërti në listën e zonave elektorale. Ka një popullsi të përgjithshme prej 397.300 banorësh që do të thotë se do të nxjerrë edhe 13 deputetë. Harta elektorale e Durrësit është tepër komplekse dhe ai mbetet sërish një qytet i rëndësishëm. Ndërsa, juglindja shqiptare do të përfaqësohet në parlament vetëm me rrethin e Korçës. Me një popullsi prej 355.800 banorësh, Korça do të dërgojë në parlamentin shqiptar 12 deputetë, po aq sa Vlora. Në këtë zonë do të përfshihet një numër i madh qytezash të vogla. Siç paraqitet edhe në hartën elektorale, këto 3 zona janë lakmuar nga PD, për shkak se gjatë këtyre zgjedhjeve, ato do të nxjerrin një numër të konsiderueshëm deputetësh prej 39 deputetësh, dhe ku secila nxjerr jo më pak se 12 deputetë.
Metodat e manipulimit
Ashtu si edhe në zona të tjera, mësohet se edhe në Elbasan, Durrës dhe Korçë, PD do të do të përdorë të njëjtat manipulime me votuesit, ku mund të përmendim blerjen e votës, presionin që të votojnë për PD, kërcënimi me vendin e punës apo mirëqenien e familjes, fotografimi i fletës së votimit, përpjekjet për ndryshime pasaportash, apo shpërndarja e kartave të falsifikuara që të votohet shumë herë për PD etj. Për zgjedhjet parlamentare 2009, një votë është vlerësuar nga PD me 5 mijë lekë të rinj. Tregtia me votën është parë e arsyeshme si një aktivitet shkëmbimi mes përfaqësuesve të PD dhe familjeve të mëdha, të cilat numërojnë disa vota brenda tyre. Këmbimi i votës në para, bëhet nëpërmjet një marrëveshjeje paraprake mes palëve. Ndërsa presioni i ushtruar ndaj qytetarëve për të votuar PD, kryesisht bëhet nga militantë dhe simpatizantë të kësaj force politike. Por ndër presionet e PD për të votuar pro saj, përfshihet edhe kërcënimi me vendin e punës. Në këtë kërcënim është përfshirë thuajse e gjithë administrata, e cila është terrorizuar teksa ka mësuar këtë padrejtësi. Madje për të qenë sa më të bindur ndaj zbatimit të këtij urdhri, punonjësit e administratës janë urdhëruar që ta fotografojnë votën e tyre në aparat celular. Por në metodat manipuluese të lançuara nga PD gjatë këtyre zgjedhjeve nuk kanë mbetur as përpjekjet për ndryshime pasaportash, apo shpërndarja e kartave të falsifikuara, me anë të të cilave mund të votohet shumë herë për PD. Këto mënyra manipulative tashmë janë mësuar edhe nga ndërkombëtarët, të cilët edhe pse pa i cilësuar me emër forcat politike që i përdorin ato, kanë kërkuar nga votuesit që të mos kenë frikë pro të votojnë të lirë dhe të denoncojnë manipulimet që do të vënë re nga çfarëdolloj force politike.
Last Updated on Wednesday, 24 June 2009 22:18