Revolucioni i zi

Me se fundi e kuptuam me shembull konkret pas hamendesimeve te shumta se cila ishte diferenca e protestes me demonstraten. Me proteste kuptohet dalja kunder nje qendrimi me demonstrate kuptohet demonstrimi paraqitja e qendrimit tend. Demonstrimi i 21 janarit ishte dhuna dhe forca. Nje televizion privat i kushtoi nje kohe teper te gjate ceshtjes nese doli apo jo Kryeministri dhe vezhgoi nga dritarja. Pse shef eshte mentaliteti i te fortit te cilet kerkojne domosdoshmerisht dhe ne menyre irracionale konflikte perplasje edhe nese nuk ekziston ndonje arsye racionale.
Kjo eshte pasiguri politike per sa kohe veprimi ngrihet mbi antilegjitimitet. E tere fryma protestuese e fund-janarit te jepte ndjesine e nje tentative per perseritje te lsquo97. Por te mos harrojme se ka nje ndryshim rrenjesor me ato trazira te para 13 viteve. Tashme Shqiperia eshte pjese e NATO-s dhe projektet luajme lufterash tingellojne tejet foshnjarake. Nuk ka baze as institucionale as logjike as reale. Duke qene pjese e NATO-s prerje kokash robespieriane te kundershtareve politike nuk mund te kete me. Atehere e vetmja rruge e mbetur eshte te krijohet terror dhe frike psikologjike.
Nderkohe krijohet edhe nje pasiguri institucionale e rreme Do rrije ne pushtet Berisha apo jo Do bien institucionet si ai i Parlamentit Te krijojme nje gjendje psikologjike e ankthshme. Jo vetem drejtuesit e opozites por tashme por edhe njeriu me i thjeshte ka aq kulture demokratike per te kuptuar qe nje qeveri nuk rrezohet as me protesta as me sharje as me fyerje. E gjithe kjo re e zeze pasigurie kujt i sherben Te luash lufterash eshte shnderruar te luash frikerash njerezore qe eshte nje nga sentimentet me te thella te instinktit njerezor. Sot aq me teper qe jemi ne nje periudhe paqeje kerkojme siguri. Pas sulmit te kullave binjake e gjithe bota jone ra duke e lene veten te drejtohemi nga terrori dhe menjehere te gjithe u detyruam te kerkojme siguri.
Kreu i majte u ekspozua ndaj tri humbjeve. Se pari humbi shansin per tu quajtur nje lider evropian drejt se ciles kemi tendence te natyrshme. Pas meje ishallah permbytje eshte koncept luigjian dhe u perhap me tej ne figurat diktatoriale. Se dyti humbi perfundimisht reputacionin per nje figure dhe politike open-minded dhe rikonfirmoi planet masone. Ai po rezulton mjeshter i skenareve te fshehte. Ne protestat e para nje viti askush nuk ishte ne gjendje te zbulonte deri ne sekonden e fundit planin e greves se urise. Te gjithe u shtangen perpara nje mirorganizimi ne detaj. E njejta ndodhi me demonstraten e dates 21 janar ku me sa duket vetem agjenturat e huaja vune ne dijeni per ate cka po thurej duke sjelle paralajmerime paraprake si nga BE-ja ashtu dhe nga ambasada amerikane. E treta humbi edhe elektoratin e tij i cili iu distancua duke lene ne shesh jo me shume se 300 vete. Me pak se 300 metra ne Tirane zhvillohej nje jete ne normalitet.
Ne ato 100 metra ku zhvillohej beteja kishte shume urrejtje. Politika e urrejtjes iu kthye ne bumerang pasi ai po godet jo vetem te ardhmen e Shqiperise por edhe te ardhmen e tij si figure politike personale. Nuk eshte vizionar duke mos kuptuar se deri ku eshte kufiri i tij.
Kufijte qe ne vendosim na shpetojne nga kaosi dhe anarkia. Kemi rastin e qarte te komshiut tone jugor Greqise. Protestat e atjeshme te para ca koherave i vune vulen perceptimit te renies dhe shperberjes se shtetit. Duhet patjeter edhe ne te krijojme kete perceptim sepse njera pale ka humbur zgjedhjet Nje force politike nuk perben Shqiperine sepse keshtu bie ne gracken e ideologjive komuniste. Dhe ne fakt deklaratat e tij kete tregojne. Nje beteje qe eshte per te gjithe grupet shoqerore ne kete vend. Eumlshte nje proteste pertej se majtes. Ne fakt rezultoi proteste pertej se majtes se djathtes se qendres. Ajo u be prone e krimit.
Eumlshte dita e popullit Ngjela Kush eshte populli Cfare perfaqeson ai ne nje demokraci Eumlshte mase amorfe Eumlshte e drejtueshme Eumlshte e manipulueshme A mund te flasesh sot ne emer te saj Dhe ketu deshton gjithkush qe i delegon vetvetes te drejten te flase ne emer te te gjithe popullit. Kjo ishte thembra e Akilit te komunizmit. Ata deshtuan sepse e konsideruan popullin nje mase te njetrajtshme me unipersonalitet me unipsikologji uni-ideologji unimentalitet unishtresor unipartitizem. Demokracia eshte alternative dhe alternim. Kush jane keta perfaqesues te Zerit te Popullit Ta leme Zerin e Popullit thjesht nje gazete partiake.
U konsiderua nje situate e dale jashte kontrolli ku perfaqesuesit e PS-se por tentonin fort te shmangnin dhunen dhe nuk po ia dilnin. Kjo ishte show i nje Corganizimi te organizuar. Ne 16 e 30 minuta filloi qetesimi i turmes qe deri ne ate periudhe po godiste fort me emrin e Edit ne goje. Me 16 e 30 minuta funksionoi pult-dirigjimi. Teori masone te krijosh nje kaos per te qene ti faktori i zgjidhjes. Deri ne ato momente situata ishte krejt kritike. Pas daljes publike te Rames perfundoi skenari. Ata partizane qe dolen nga dyert e PS-se me miell veze e kepuce per te ndotur Kryeministrine apo ministrite hodhen gure per te ndotur krejt Shqiperine
Ishte pikerisht Fiks Fare qe denoncoi blerjen e disa protestuesve te PS-se para nje viti ku njerezit paguheshin me leke ne dore. Edhe kjo demonstrate eshte e perfolur per nje blerje spektakolare te demonstruesve ku shifrat arrinin deri ne 300 mije leke te vjetra per ata qe ishin ne balle per te nxitur dhune.
Dhe historia qe nga antikiteti e ne vazhdimesi e ka treguar qe diktatoret te cilet kane prodhuar diktature kane ardhur nga e majta duke shfrytezuar nje ideal popullor per ta perdorur me pas per interesa personale. Opsioni i zgjedhjes midis ekstremizmit dhe moderacionit eshte i tipit etik moral. Nje popull i mencur me kulture dhe tradite demokratike zgjedh moderatorin. Nje popull i mencur dhe i moderuar preferon te limitoje demet numrin e te vdekurve dhe te plagosurve edhe ne kampin kundershtar. Nje popull vertet i mencur nuk deshiron kacafytje perleshje. Ai preferon nje konfrontim miqesor megjithese kjo mund te prodhoje hipokrizi mashtrim apo iluzion.
Popujt e mencur dhe te moderuar megjithese mund te kene rene pre e diktatoreve ne nje periudhe te caktuar te historise dine te bejne zgjedhjen e duhur moderatorin ne momentin e duhur per te prodhuar demokraci. Rama gjithmone e ka treguar qe eshte ekstremist. Ai sot shperfill institucionet demokratike parlamentin sovran i plurimendimit ku do apo nuk do me ligj apo me karton moderohen edhe idete me ekstremiste.
Protestat e zgjatura me muaj per te rrezuar qeverine jane modele te ndjekura gati prej 10 vitesh ne Evropen Lindore dhe jane te quajtura revolucionet shumengjyreshe. Ky tip proteste-revolucion eshte me i moderuar nga format e dhunshme te marrjes se pushtetit dhe prandaj merr ngjyrime portokalli roze etj.
Ne Shqiperi moren ngjyren e kuqe greva e urise pasi tek grevistet predominonin veshjet me ngjyre te kuqe dhe se fundi ngjyren e zeze me protesten e 21 janarit. Keto revolucione synojne qe nepermjet protestave paqesore te permbysin pushtetin sipas tyre te korruptuar duke shkaktuar krize politike dhe institucionale. Sot revolucionet disa ngjyreshe konsiderohen te mbyllura. Ka shume arsye perse ky model revolucioni eshte i mbyllur sidomos per Shqiperine. Nje prej tyre eshte deklarimi i nderkombetareve ku Shqiperia cilesohet vend demokratik. Por keta demonstrues deshirojne te revokojne revolucionet.
Levizjet e dhunshme po rezultojne tendence e te gjithe te majtes e cila po perpiqet me te gjitha mjetet per te marre pushtetin pa programe dhe politike te mirefillte
Nuk mundet te barazohemi me Tunizine. Aty ishte nje president i cili kishte zene rrenje prej 20 vitesh. Si filloi protesta atje Me nje veteflijim duke hedhur nje protestues benzine vetes. Si filloi ne kryeqytetin e Shqiperise Duke flijuar te tjeret duke iu futur thiken pas shpine per te realizuar revolucionin e zi.
Edi me se shumti mundet te kete pasues politikisht pasi eshte figura apo truri i majte por nuk pasohet nga askush si nje figure e gatshme te udheheqe nje lufte antikorrupsion. Projekti antikorrupsion Hapur i USAID-it ka disa kaseta ku jane te filmuara dokumente e fakte te korrupsionit brenda ne bashki. Ai nuk eshte figura me kredibilitet per kete lufte.
Nga te gjithe shqiptaret rrjedhimisht doli pyetja se perse pikerisht ne duhet tia kalojme me kaq veshtiresi problemin e tranzicionit dhe patjeter te asistojme non stop me skena dhune. Vete pozicioni gjeopolitik ka favorizuar shkembime force dhe pushteti midis Perendimit dhe Lindjes. Kjo eshte pasqyruar ne pozicionimin e faktorit te brendshem kah njerit apo tjetrit. Krahu i djathte eshte pozicionuar historikisht kah Perendimi dhe krahu i majte kah Lindja.
Historikisht kah Perendimi ka rezultuar shpetimi yne dhe kah Lindja shkaterrimi yne. Ende sot e majta shqiptare drejtohet kah Lindja nga armiqte historike shqiptare. Ata kane thurur planet me ogurzeza ndaj shqiptareve ashtu sic ishte ai i dates 21 janar. U perkthye kjo date si dita e shpetimit te shqiptareve dhe kthesave te medha. Ne fakt ishte vazhdimi i planeve me ogurzeza qe jane luajtur historikisht nga Lindja ne kurriz te ketij vendi.