Vetizolimi i Partise Socialiste dhe nderkombetaret

Partia Socialiste do te bojkotoje zgjedhjet vendore te dates 8 maj. Kete e deklaroi vete kreu i PS-se Edi Rama te marten gjate nje interviste televizive. Nga ky deklarim i bere pa kurrfare droje tashme nuk habitet askush. Kjo per faktin se Edvin Kristaq Rames i kall tmerrin fobia nga ballafaqimi me sovranin. Kete e deshmoi me se miri edhe ne monologun tejet te bezdisshem per me shume se dy ore ne televizionin e perzgjedhur prej tij nga ku si fshehu dot qellimet per te vijuar me strategjine e dhunes e kaosit.
Nese opinioni publik priste qe lidershipi socialist te reflektonte ne drejtim te zbatimit te rekomandimeve te kancelerive perendimore edhe ne kete rast ndodhi e kunderta. Edvini deklaroi se nuk ka pranuar dhe nuk do ta pranoje kurre faktin qe demonstrata e 21 janarit degradoi per shkak se eksponentet e botes se krimit te blere prej tij ushtruan dhune barbare ndaj efektivave te Policise se Shtetit duke perdhosur madje edhe simbolet tona kombetare.
Per me keq duke vijuar ne kete linje kreu i PS-se deklaroi se nuk do ti bindet thirrjes se SHBA-se e BE-se per ti nderprere protestat. Ne pozitat e nje personi te cekuilibruar menderisht e fizikisht ai vazhdon te demonstroje me fjale e gjestikulacione ambicien prej te marrosuri per pushtet dhe per ta arritur ate me cdo kusht e mjet tjeter qofte dhe me revolucion bolshevik pervecse me vote te lire.
Duke analizuar qendrimet inkoherente te liderit te tyre drejtues socialiste te bazes por dhe perfaqesues te elites se PS-se nuk kane ngurruar ta krahasojne Edi Ramen me Enver Hoxhen. Argumenti me kokeforte per kete eshte injorimi qe Edvini u beri dhe vazhdon tu beje rekomandimeve te kancelerive perendimore te cilat ne unison kerkojne nderprerjen e protestave dhe rikthimin e grupit te deputeteve socialiste tek debati i kulturuar parlamentar. Njesoj si udheheqesi i tij shpirteror qe predikonte luften kunder te gjitheve edhe kreu i PS-se shperfill me arrogance jo vetem rekomandimet e nderkombetareve por edhe zerat kunder tij ne radhet e socialisteve.
Duket qarte se ai ende beson e shpreson ne mbeshtetjen e disa segmenteve te shtetit nga SHISH-i e Prokuroria e Pergjithshme qe jane rreshtuar dukshem ne anen e tij.
Madje duke marre indice nga kjo mbeshtetje ai vazhdon te injoroje e shperfille me neveri cilindo qe del hapur kunder ambicieve te tij per pushtet te pamerituar qofshin keta edhe intelektualet me ne ze te vendit profesore akademike mjeke artiste a perfaqesues te shoqerise civile.
Dje edhe qytetare autoktone te Tiranes reaguan per demonstraten e dhunshme te 21 janarit duke i cilesuar ngjarjet si te pashembullta ne historine e kryeqytetit. Madje kryetari i shoqates Tirana Arben Tafaj tha se ngjarje te tilla jane nje pikellim i thelle per te gjithe pasi eshte hera e pare qe sheshi i kryeqytetit pushtohet nga turma qe godasin me gure dhe shkopinj.
Por edhe kjo thirrje e qytetarise tiranase bie ne veshin e shurdher te kryebashkiakut te kryeqytetit qe per cdo gje e ne cdo rast i qendron strikt gjuhes se tij konfliktuale.
Nese Kryeministri Berisha shpreh mbeshtetjen e qeverise per nje hetim te plote objektiv profesional e mbi te gjitha te paanshem te 21 janarit Edvini insiston te fshehe gjurmet e krimit te shemtuar qe kryen njerezit e tij.
Tejet kontradiktor ne qendrime e veprime kreu i PS-se edhe pse njeh faktoret institucionale kur ia do puna per tu takuar me ta injoron vendimet ligjore te tyre sic ben me mosnjohjen e dekretit te Presidentit per mbajtjen e zgjedhjeve per pushtetin vendor me 8 maj. Frika per tu ballafaquar ne nje proces te ri zgjedhor te lire e te ndershem e ka detyruar Edvinin te deklaroje haptazi mosmarrjen pjese te PS ne keto zgjedhje. Ky eshte qendrimi me absurd i liderit te nje partie te madhe opozitare. Ne vend te angazhimit dhe mbeshtetjes te nismave ligjore per permiresimin e Kodit Zgjedhor duke mundesuar deri dhe votimin elektronik ne bashkite kryesore te vendit Edvini dhe disa eksponente socialiste qe vazhdojne ta mbeshtesin verberisht vazhdojne me strategjine e bojkotit. Bojkot institucioneve bojkot zgjedhjeve bojkot cdo tryeze a takimi qe ai e konsideron kunder platformes se tij kriminale. Ne kete rruge pa krye ai po e con drejt vetasgjesimit politik Partine Socialiste qe gjithsesi perben pasuri kombetare. Nderkohe qe edhe qytetaret e thjeshte shprehin indinjaten dhe denojne me force strategjine e nxitjes se tensioneve duke demtuar rende imazhin e Shqiperise ne bote lidershipin socialist e ka pllakosur dimri i vetmise se madhe dhe ende nuk po gjen kurajon per te reflektuar. Kesisoj Edvin Rama po kerkon te realizoje skenare tuniziane per shkak se ka humbur shpresen se mund te vije ne pushtet me vote te lire. Kerkon ta sjelle ketu ate qe quhet Tunizi. Po kjo nuk mund te ndodhe kurrsesi ne nje vend anetar te NATO-s si Shqiperia. Duke ndjekur me shqetesim deklaratat e kreut te PS-se nuk eshte e veshtire te konkludosh per nje projekt sistematik destabilizues te vendit nga ana e tij. Edhe demonstrata e dhunshme e 21 janarit ishte e njejta gje. PS dhe lideri i saj kane ka frike te provohen ne zgjedhje ndaj dhe kane zgjedhur dhunen.
Njesoj si para 21 janarit Edvin Kristaq Rama deklaron se mirekupton friken e faktorit nderkombetar per ate se cfare mund te ndodhe ne bulevardin Deshmoret e Kombit duke mos dhene asnje garanci se edhe protesta homazh e kesaj te premteje nuk do te mund ti dale serish jashte kontrollit sic ndodhi nje jave me pare.