“Jo zgjedhje të përgjithshme, të parakohshme
Kryeministri grek, Kostas Karamanlis ka refuzuar thirrjet për zgjedhje të përgjithshme të parakohshme pas një jave protestash të dhunshme, për shkak të vrasjes së një të riu nga policia greke. Në samitin e Bashkimit Evropian në Bruksel, lideri konservator grek tha se vendi i tij kishte nevojë për një dorë të qëndrueshme në këtë kohë krize ekonomike. Karamanlis tha se nxjerrja e vendit nga kriza ekonomike ishte prioriteti i tij. Duke e quajtur dhunën e këtyre ditëve të verbër, Karamanlis tha se “Në këtë kohë vendi përballet me një krizë serioze financiare. Për ta kaluar këtë duhet një dorë e qëndrueshme. Ky është prioriteti i qeverisë sime dhe jo skenarët për zgjedhje seri”.