E Diel, 1 Nëntor 2026

“Pushtohet” konsullata greke në Berlin

 

Ambasadori grek në Berlin është angazhuar në disa “negociata paqësore” me një grup prej 30 demonstruesish, të cilët kanë ‘pushtuar’ ndërtesën e konsullatës greke në shenjë proteste kundër vrasjes së një 15-vjeçari në Athinë nga policia greke. Lajmi është konfirmuar nga policia gjermane, e cila ka qëndruar në gatishmëri, duke siguruar zonën rreth konsullatës në Uittenbergplatz, në perëndim të kryeqytetit gjerman. Sipas një zëdhënësi policie, demonstruesit janë të rinj. Agjencia DPA ka raportuar se rreth 15 persona kanë kaluar me forcë recepsionin, duke hyrë në ambientet e brendshme të ambasadës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›