Fëmijët, protestë para bashkisë për sheshet e zëna
FIER – Kur kanë parë që askush nuk po mendonte për sheshet e tyre të lojës, i kanë dalë vetes zot.
Fëmijët e 5 lagjeve të qytetit të Fierit kanë organizuar një protestë, sipas mënyrës së tyre, për të kundërshtuar zaptimin e shesheve përpara pallateve. Më shumë se 200 fëmijë të moshave të ndryshme të shoqëruar edhe nga prindërit dhe gjyshërit kanë qëndruar për disa në sheshin para bashkisë së qytetit. “Ne fillimisht u mblodhëm secili në lagjet tona për të kundërshtuar zënien e oborreve midis pallateve nga makinat dhe garazhet. Por sot menduam që të vijmë të gjithë këtu përpara bashkisë dhe t’u tregojmë të rriturve se ne fëmijët kërkojmë më shumë vëmendje dhe hapësira për të luajtur”, janë shprehur ata. “Ne kërkojmë një vëmendje më të madhe nga ana e pushtetarëve vendorë për t’i lejuar edhe këta fëmijë të rriten si gjithë të tjerët, mes lojërave, argëtimit dhe një mjedisi të pastër dhe të gjelbëruar. Veç të tjerave kemi edhe merak t’i lëmë fëmijët të luajnë jashtë për shkak të automjeteve”, pohoi Fatmira, nëna e dy fëmijëve. Fëmijët pohuan se, të ndihmuar financiarisht nga prindërit e tyre do të bëjnë disa kangjella dhe do t’i vendosin në rrugët hyrëse për në oborret e pallateve, për të ndaluar parkimin e makinave. Të mbërritur nga lagjet “Kryengritja e Fierit”, “Konferenca e Pezës”, “16 Prilli”, “Apolonia” dhe “8 Shkurti” fëmijët kanë kërkuar njëzëri zgjidhjen e shpejtë të këtij problemi në mënyrë që të shfrytëzojnë më së miri pushimet verore. Ndërkohë që protestës së tyre nuk i është përgjigjur asnjë përfaqësues i institucionit të bashkisë. m.r