Pensionet, rritet mosha për përfituesit e rinj
05/07/2011 Për kategorinë e tretë arrihet kufiri maksimal i rritjes. Llojet dhe kushtet e përfitimit për pensionet e pleqërisë
Si ndryshon mosha dhe periudha e sigurimeve për punët e të tria kategorive
Duke filluar nga 1 korriku i këtij viti ndryshon mosha e daljes në pension për kategoritë e reja që do t’i shtohen skemës së përfitimit. Rritja do të jetë e përshkallëzuar për të tria grupimet mbi të cilat ndahen profesionet. Konkretisht, sipas të dhënave zyrtare të bëra publike nga organet e sigurimeve shoqërore në vend, rezulton se për punët që përfshihen në kategorinë e parë mosha e daljes në pension për burrat arrin në kufirin 59 vjeç, ndërsa për gratë në kufirin 54 vjeç. Për të dyja këto kategori krahas moshës së përfitimit rritje pëson edhe vjetërsia e punës së kërkuar. Sipas përcaktimeve të bëra, për të dyja këto kategori kushtet e përfitimit kërkojnë që krahas moshës duhet të kenë edhe 32 vjet të konfirmuar si vjetërsi pune nga 31 që ishte një vit më parë.
Më tej skema përcakton se rritja e moshës për marrjen e pensioneve do të reflektohet edhe në punët që i përkasin kategorisë së dytë, ku për burrat konfirmohet se mosha e daljes në pension arrin në kufirin 64 vjeç, ndërsa për gratë mosha e daljes në pension do të shkojë në 59 vjeç. Për të dyja shtresat që i përkasin kësaj kategorie vjetërsia e punës nuk pëson ndryshime, pra mbetet në nivelin e 35 vjetve të kërkuar. Gjithashtu rritjes së moshës së përfitimit do t’i nënshtrohen edhe profesionet që listohen në kategorinë e tretë. Për këta të fundit vërehet se mosha e daljes në pension për burrat shtohet me 6 muaj, duke arritur në kufirin e 65 vjeç, ndërsa për gratë në kufirin e 60 vjeç.
lajmi i plote ne gazeten be treg