Vetëm një javë ministër

Ministri për Rindërtimin, Ryu Matsumoto, ka njoftuar dorëheqjen vetëm një javë pas marrjes së postit. Matsumoto i ka paguar shtrenjtë kritikat ndaj pushtetit lokal. Ai bëri vërejtje të pakursyera ndaj drejtuesve të pushtetit lokal në zonat e prekura nga tërmeti dhe cunami vdekjeprurës i marsit.
Ministri gjatë një vizite në verilindje të Japonisë (zonë e dëmtuar nga tërmeti dhe cunami) refuzoi t’i jepte dorën kryetarit të pushtetit lokal. Ai e qortojë atë si edhe kërcënojë me ndërprerje të ndihmave.
Matsumoto këtë fundjavë, gjatë takimeve me qeveritarët lokal është treguar arrogant dhe jomiqësorë si dhe i zemëruar me banorët dhe kundërshtarët politik. Ai i tha drejtuesit të prefekturës së Iuate-s – zona më e goditur nga tërmeti – se qeveria nuk do të ofrojë ndihmë për pushtetin lokal nëse nuk kanë ide të mira për rindërtimin.
Kjo dorëheqje do të rrisë presionin mbi kryeministrin Naoto Kan, qeveria e të cilët është që tani jo shumë e pëlqyer nga qytetarët.
Matsumoto u caktua si Ministër i Rindërtimit pas krijimit të këtij posti për t’i bërë ballë dëmeve të shkaktuara nga tërmeti dhe cunami. Gjithashtu, ky post u pa si përpjekje e qeverisë për të shmangur kritikat e mëtejshme.
Tërmeti dhe cunami që goditën Japoninë me 11 mars lanë më shumë se 20 000 njerëz të vdekur dhe të humbur dhe është cilësuar si katastrofa më e madhe që prej Luftës së Dytë Botërore. /shekulli/