E Diel, 1 Nëntor 2026

Ngritët në 185 numri i ushtarëve të vrarë në Jemen

Numri i trupave të vrarë gjatë fundjavës nga militantët e Al Qaidës në Jemen ka shkuar në 185, kanë thënë zyrtarët. Trupat e ushtarëve janë gjetur të gjymtuar dhe disa nga ta edhe pa koka.

Zyrtarët mjekësorë thanë se shifra e viktimave është rritur, pasi që shumë trupa janë gjetur në shkretëtirë, afër qytetit të Zinxhibarit.

Nga sulmet e së dielës kanë vdekur të paktën 32 militantë. Numri i të plagosurve nga të dy anët raportohet të jetë shumë i madh.

Militantët e Al Qaidës kanë shfrytëzuar turbullirat njëvjeçare politike, që çuan në dorëheqjen e presidentit Abdullah Ali Saleh, për të forcuar pozicionet e tyre në jug të vendit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›