Tragjeditë natyrore shkaktuan dëme rekorde në vitin 2011

Kombet e Bashkuara thanë se vitit 2011 ka qenë viti më i kushtueshëm në histori, sa i përket katastrofave natyrore.
Margareta Walstrom, përfaqësuese speciale e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Moon, tha se tërmeti masiv dhe cunami në Japoni ka qenë më i shtrenjti në serinë e tragjedive natyrore, që botës i kanë kushtuar të paktën 380 miliardë dollarë në përpjekje për t’u rimëkëmbur.
Kjo shifër është më shumë se dy të tretat më e lartë se rekordi i mëhershëm i vendosur në vitin 2005, kur uragani Katrina goditi bregdetin jugor të Shteteve të Bashkuara.
Walstrom, duke folur para njëvjetorit të tërmetit në Japoni, tha se tërmetet tjera në Zelandë të Re dhe vërshimet në Tajlandë dhe shtetet tjera, kanë bërë që kostoja e tragjedive të arrijë nivele rekorde.