Jorgaq Tushe: Vlorës nuk i kanë munguar talentet teatrore, por të dimë të bëjmë vlerësime
Jorgaq Tushe ka ende sot pas gati 40 vjetësh si aktor profesionistë të njëjtin zë kumbues si dikur në rininë e tij. Ndonëse me një bagazh rolesh të spikatura dhe një sërë veprash të vëna në skenë si regjisor, ai ende nuk e ka një vend të sigurt në teatrin që e rriti dhe e burrëroi. Talenti i tij ra në sy qysh kur ishte në shkollën fillore dhe ai ka qenë frekuentues i rregullt
i atyre që quheshin shtëpi të pionierit dhe më pas në shkollën e mesme ka pasur rastin të ketë pranë njerëz me emër që ai edhe sot i kujton me nostalgji si Pirro Sava, Minush Jera apo Tanush Frashëri. Ai vazhdoi dy shkolla të larta për regjisorë, por vetëm në njërën prej tyre mundi të diplomohej sepse në tjetrën, atë të Bukureshtin ja mohuan se gjoja ishte njeri liberal, ashtu siç e pësuan shumë të tjerë në fillim të viteve 70. Ndonëse e mbarojë provimin e diplomës në Institutin e Lartë të Arteve të atëhershme, sot Akademia e Arteve me notën 10, ai përfundojë si montator në hidrocentralin e Smokthinës dhe më pas hekurkthyes. Falë talentit ai nuk qëndrojë larg skenës për shumë kohë dhe aty arriti të bënte mrekullira, ashtu siç dinë të bëjnë vetëm të talentuarit dhe të dashuruarit me punën.
-Zoti Tushe, të gjithë kur i kam intervistuar më kanë thënë se kanë qenë të talentuar qysh fëmijë, se ...
Dhe ti pret që unë të bëj një përjashtim nga ky rregull i përgjithshëm dhe të them se jam bërë i talentuar kur u plaka?. Jo or vëlla, edhe unë si gjithë artistët e tjerë vlonjatë jam krijesë e grupeve të shumta jashtëshkollore që kishte në kohën tonë një qendër e zjarrtë për zbulimin e talenteve siç kanë qenë shtëpitë e pionierit. Ka qenë vetë aktori i paharruar vlonjatë Pirro Sava, që jo vetëm më zbulojë por edhe më inkurajojë në rrugën e gjatë të artit.
-Po më pas?
Më pas si të gjithë edhe unë u rrita dhe shkova në shkollën e mesme Halim Xhelo, ku rashë në dorën e dy prej mjeshtërve më të mëdhenj të asaj kohe në qytetin tonë, të Minush Jeros dhe të Tanush Frashërit. Ishin ata që si skulptorë të vërtetë arti më skalitën dhe më drejtuan drejt shkollës së vetme të artit në vend, ILA ku nuk e pata të vështirë të fitoja konkursin përkatës, madje me një lehtësi që unë nuk mund ta mendoja dot më parë. Ishte viti 1969 kur juria e këtij institucioni nuk pati asnjë dilemë për të më dhënë mundësi të isha student i degës së aktrimit.
-Më tej si rrodhën ngjarjet?
Nuk munda ta mbarojë shkollën. Kjo sepse na nisën në zbor ushtarak, që duhej ta bënim në shkollën e instruksionit të atëhershëm të Zall Herrit.
-Dhe aty kam dëgjuar se frika ka qenë bashkë me gëzimin me ty?
Lëre mos e pyet. Se kush kishte spiunuarpër mirë për mua në shkallët e larta hierarkike të ushtrisë se unë kisha talente në regjisur dhe në atë kohë do të zhvillohej një konkurs në shkallë republike për ushtrinë. Një ditë të bukur japin urdhër, që duhej të rreshtohej gjithë trupa se do të vinte vetë shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë Petrit Dume. Dhe ai kishte vërtetë një trup të vogël, por kishte një hije të madhe. U rreshtuam të gjithë dhe po prisnim kur ai sapo zbriti nga gazi 69 thirri me të madhe: Jorgaq Tushe dilni nga rreshti. Jo vetëm mua, por gati të gjithë shokëve gati sa nuk u shpëtojë shurra nga frika, sepse unë sapo dola ai më urdhërojë të merrja materialet dhe të futesha në makinë. E hëngra unë thashë dhe nuk mund ta bëja dy urdhrin e dhënë. Mirëpo sapo futemi në makinë më thotë Petrit Dumja: të kemi zgjedhur për të vënë në skenë një vepër për konkursin e ushtrisë me trupën artistike të shkollës së bashkuar të oficerëve. U shkriva i gjithi.
-Si rrodhën më tej ngjarjet?
Unë kisha vajtur në profesionin tim dhe aty nuk lija njeri të ma kalonte. Vumë në skenë Sinjalin e kuq të Bashkim Kozelit dhe natyrisht që zumë vendin e parë. Kjo më hapi rrugën për të shkuar në Bukuresht për të studiuar për regjisurë...
-Por më parë patët një problem me automatik më duket?
Ta paska thënë edhe këtë? E ashtu kam pasur një problem. Unë kur ika nga Zall Herri shkova direkt tek motra që kishte shtëpinë në kombinat. Mora të gjitha paimet ushtarake, rrobat dhe automatikun dhe i rrasa në njërin prej kanatave të dollapit të rrobave dhe as që më vajti ndonjëherë mendja tek to sa kohë u mora me vënien në skenë të shfaqjes më studentët ushtarak. Mirëpo kur shokët kishin bërë dorëzimet kishte dalë një automatik mangët dhe ata kishin thënë se duhet të jetë automatiku im. Vijnë disa sigurisma dhe në mënyrë kërcënuese më kërkojnë automatikun. Unë qetësisht i çova në shtëpi dhe u tregova se ku rrinte automatikë por kush ua mbushte mendjen atyre se askush nuk e kishte mendjen tek automatiku. Ata aludonin sikur unë nuk e kisha dorëzuar enkas për ndonjë të keqe, se... ku mbaronin akuzat apo dyshimet e tyre. Fatmirësisht i kishte thënë dikush Petrit Dumes, që po e persekutojnë atë regjisorin që zuri vendi e parë dhe më thirri vetë në zyrë, dëgjojë shpjegimet e mia, u bind se nuk kishte asnjë keqdashje dhe unë shpëtova.
-Dhe u nisët për në Bukuresht?
Po, së bashku me regjisorin e njohur Kujtim Çashku shkuam në Bukuresht me një burs nga UNESCO për regjisurë. Atëherë kjo ishte një ëndërr për të gjithë.
-Ndonjë gjë të veçantë nga Bukureshti ?
Do ti bie shumë shkurt. Do të them se kam studiuar me të njohurit e artit rumun dhe më gjerë regjisorin e njohur Sergiu Nikolaesku dhe aktorët Dan Nuxu dhe Irina Petresku.
-Po ndonjë tjetër gjë të veçantë?
E di unë çfarë do ti sepse atëherë thashethemet ishin të mëdha, por unë do të të tregojë vetëm një skenë të vogël që na ngjau bashkë me Kujtim në një pallat shumëkatësh. Kishim mbaruar mësimin dhe do të ngjiteshim në katin e tetë. Sapo futemi në ashensor, pamë se atje ishte edhe një njeri tjetër. Siç ndodh në këto raste në ashensore, prisnim që të shtypte butonin e nisjes së ashensorit ai që ishte në katin më të parë dhe meqenëse ne ishin në katin e sipërm prisnim që ta shtypte butonin njeriu që ishte me ne në kabinë. Por kur pa Kujtimi se ai nuk po e shtypte më thotë mua: po ky m... ku do vejë? Kur dëgjojmë një zë basi: në katin e tretë. Kishte qenë një bashkatdhetari ynë kosovar me të cilin më vonë u bëmë miq, por atë ditë deri në katin e tretë fytyra e Kujtim Çashkut i ka marrë të gjitha ngjyrat e ylberit. Nejse, bëra tre vjet në shkollë në Bukuresht dhe më përjashtojnë për mendime liberale se ishte pleniumi i famshëm i 4 i partisë. Megjithatë i dhashë provimet në ILA dhe mora në diplomim notën 10.
-Por mesa di unë nuk mundët ta gëzonit diplomimin?
Është e vërtetë. Menjëherë më çuan me punë në hidrocentralin që po ndërtohej në Smokthinë. Kam punuar montator. Më pas më bën një lehtësim, më prunë në Vlorë dhe kam punuar në ndërmarrjen e ndërtimit si hekurkthyes.
-Deri në ...
Deri në 77. Pastaj u kujtuan se unë kisha mbaruar shkollën për regjisurë dhe dikush vuri dorën në zemër dhe më prunë në shtëpinë e dytë timen, në teatrin Petro Marko, ku kam punuar deri në vitin 1992 si regjisor i tij.
-Dhe gjatë kësaj kohe keni vënë në skenë shumë vepra dhe keni luajtur në shumë filma...
Me trupën e famshme të asaj kohe të teatrit që nga niveli profesionist garonte me Teatrin Kombëtar kam vënë në skenë pjesë nga më të bukurat dhe nga më të vështirat si Familja e Peshkatarit të Sulejman Pitarkës, Shumë zhurmë për asgjë të Shekspirit, Mirëmëngjesi Vera të dramaturgut vlonjat Gafurr Shametit dhe plot vepra të tjera. Ndërkohë që kam qenë pjesë e trupave në shumë filma si në filmin Agimet e stinës së madhe në rolin e Rezbalt Beut, Nata e parë e lirisë në rolin e Nazif Kakamit, Liri a vdekje në rolin e Taxhim Ymerit, Plumba perandorit në rolin e avokatit dhe në filma të tjerë. Në vitin 1992 kam shkuar në Greqi si shumë emigrantë të tjerë shqiptarë, për një jetë më të mirë ku kam punuar plot 16 vjet në punë nga më të ndryshmet.
-Por mendja mesa duket nuk largohet nga teatri?
Ka qenë kjo dashuri që më ka kthye