E Shtunë, 31 Tetor 2026

Muajt e Mjaltit rikthehet në ekranin e kinemasë

I cilësuar si një prej prodhimeve më të suksesshme kinematografike të realizuar vitet e fundit në vend tonë, filmi Honeymoons (Muajt e Mjaltit), që shënon edhe bashkëpunimin e parë kinematografik mes Shqipërisë dhe Serbisë, u shfaq mbrëmë në kinema

Imperial në kryeqytet. Në këtë projeksion të tij merrnin pjesë personalitete të njohur të artit dhe kulturës, por nderi i takonte vetë regjisorit të filmit Goran Paskaljevic, por të pranishëm ishin dhe bashkëskenaristi i filmit Genc Përmeti e më gjerë. Kështu të pranishëm ishin dhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani, Guvernatori i Bankës Qendrore të Serbisë dhe Gurvenatori i Bankës Qendrore të Malit të Zi. Publiku pati mundësinë të ndiqte dhe njëherë bashkëprodhimin kinematografik, i cili tashmë konsiderohet si filmi, që ka hyrë në histori. Filmi ndërkohë ka vijuar turin e tij të suksesshëm në festivale të ndryshme botërore. Skenari është një ndërtim i vetë regjisorit Goran Paskaljevic dhe Genc Përmetit, të cilët kanë shkruar dy histori të ngjashme, një serbe dhe një shqiptare, që ecin paralelisht, pa u takuar askund, që rrëfen marrëdhëniet shumëshekullore mes dy popujve, bëhet fjalë për realitetet e të dy vendeve, të cilët ngjajnë aq shumë dhe ndajnë të njëjtën shpresë, Europën. I cilësuar si një film, i cili ka hyrë në histori edhe gjatë këtij viti ai është prezantuar denjësisht në disa festivale ndërkombëtare të filmit. Muajt e Mjaltit ka qenë pjesëmarrës në disa evenimente të rëndësishme kinematografike, si në festivalin e filmit në Gotenberg, Roterdam, Santa Barbara. Ai u prezantua gjithashtu dhe në festivalin e filmit, që u zhvillua në Trieste. E në vijim të udhës së tij në evenimente të ndryshme botërore, bashkëprodhimi shqiptaro-serb Honeymoons është dhe në dy evenimente të tjera të rëndësishme kinematografie botërore gjatë ditëve të muajit mars. Festivali i filmit që u zhvillua në Miami nga data 5-14 mars, mirëpriti dhe filmin Muajt e Mjaltit, e ndërkohë që udha  e tij do të vijojë më festivalin ndërkombëtar të filmit që do të zhvillohet nga data 18 deri më 28 mars në Cleveland. E ndërkohë që disa kohë më parë, pas prezantimit të tij në Venecia, filmi me regji të Goran Paskaljevicit dhe bashkëskenarist Genc Pëmretin në festivalin e ri të filmit Europian në Les Arcs rrëmbeu Çmimin e Jurisë, kështu bashkëprodhimi shqiptaro-serb korr suksesin e radhës në Francë. Muajt e Mjaltit, fituesi i çmimit Golden Spike në Valladolid të Spanjës, duket se ia ka arritur qëllimit të tij për të përcjellë tek publiku mesazhin njerëzor të bashkëjetesës mes dy popujve, të cilët aspirojnë një të ardhme më të mirë në Evropë. Në rolet kryesore interpretojnë: Nebojsa Milovanovic (Marko) Jelena Trkulja (Vera) Jozef Shiroka (Niku) Mirela Naska (Majlinda) Bujar Lako (Rroku) Yllka Mujo (Vevo), Lazar Ristovski aktori i parë me shpesh në filmat e Paskaljevicit. Të tjerë aktorë shqiptarë që luajnë janë Rozeta Feri, Kristaq Skrami, Timo Flloko, Çun Lajçi, Myzafer Zifla, Genti Kame, etj. 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›