E Diel, 1 Nëntor 2026

Jorgji Kote promovon fjalorin frazeologjik për diplomacinë

Diplomatët e rinj mund të gjejnë më shumë lehtësira në komunikimin anglisht përmes fjalorit frazeologjik për diplomacinë dhe marrëdhëniet ndërkombtare të autorit Jorgji Kote.
Mes kolegëve dhe drejtuesve të Ministrisë së Jashtmee në prezantim, libri u vlerësua nga zvendësministrat Selim Belortaja dhe Edit Harxhi, si një miniaturë e përvojës së suksesshme shumvjeçare si diplomat dhe përkthyes.
Ndërsa drejtori i institutit të Diasporës Flamur Gashi dhe redaktori përgjegjës Genci Mucaj e cilësuan fjalorin praktik si një testament për brezat e diplomatëve dhe politikanëve të pritshëm.
Fjalori gërsheton shprehje të urtësisë popullore shqiptare me ekuivalentin në frazën anglosaksone.
Ai ofron për lexuesin si një libër xhepi termat më të përdorur në diplomacinë bashkëkohore.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›