E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fitojnë Pink Floyd

Sa nga ne blejnë muzikë në ueb? Një gjykatë e Londrës ka marrë një vendim që mund të jetë mësim. Pink Floyd është grupi që e ka promovuar akuzën, duke ia ndaluar Emi-t t’i shesë si s’ngel pjesët muzikore që përbëjnë një përmbledhje.

Kanë të drejtë ka thënë High Court. Në praktikë, “izolimi nga konteksti i një albumi” dhe vazhdimi i downloadimit, për shembull nga i-tunes, i nj kënge të vetme nuk është e mundshme nëse s’ekziston pajtimi i autorëve dhe ekzekutuesve.

Pink Floyd kanë pohuar se kontrata e tyre e vitit 1999 e përjashton tekstualisht. Emi ka reaguar se ujdia, e arritur bukur para se të përhapej shpërndarja dhe shitja përmes internetit, është e aplikueshme vetëm për “gjërat materiale”, por jo për diskografinë që mund të shkarkohet me kompjuter. Tezë kjo e refuzuar. Me një motivim që pohon: “Pjesët janë të lidhura njëra me tjetrën dhe s’mund të ndahen”.

Çka do të ndodhë tash? Vendimi i gjykatës ka hapur një shteg që mund të revolucianizojë botën e shkarkimit muzikor.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›