E Diel, 1 Nëntor 2026

Rikthet në skenë komedia "Playboy i trojeve tona"

Ora 21.00 po kthehet në një ritual të teatrit të Metropolit. Të shtunën rikthehet pas afro 100 vjetësh mbi skenë komedia "Playboy i trojeve tona" prej Regjisorit Kiço Londo, përkthimit të aktores së njohur Sesilia Plasari dhe trupës së aktorëve si Erand Sojli, Florian Agalliu,Redi Mullaj, Marsela Lena apo Xhejni Fama. Kjo vepër në tre akte është shkruar nga autori irlandez Xhon Millington.
Risitë skenografike ndikojnë në formën e interpretimit thotë regjisori Londo. Përshtatësja e skenarit Plasari pranon se gjinden pikëtakime të fshatarit shqiptar me atë irlandez.
Skenografi është konceptuar si han a stallë derrash ku në qendër fare pranë publikut prej 80 shikuesish zhvillohet loja e aktorëve.
Salla Bodrum e cila promovohet mbrëmjen e së shtunës nga kryebashkiaku Rama me rënien e gongut nga një mjeshtër i teatrit do të funksionojë për shfaqje eksperimentale të rrymave teatrore.
Paralelisht dita e verës sjell dy komedi "Drejt Lirisë" dhe "Playboy i trojeve tona".

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›