Nxjerrin Rregulloren edhe për çmimet muzikore

Me qëllim të zhvillimit, avancimit, publikimit dhe promovimit të krijimtarisë muzikore, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z. Valton Beqiri, nënshkroi Rregulloren për Çmimet Vjetore për Muzikë.
Çmimet e themeluara nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit janë: Çmimi Kombëtar për Vepër Jetësore “Niketë Dardani” me vlerë 5.000 €, Çmimi për veprat vokale-instrumentale e skenike (Operë, Kantatë, Oratorium) me vlerë 7.000 €, Çmimi për veprat simfonike-koncertale (Simfoni, Balet, Koncert) me vlerë 5.000 €, Çmimi për veprat kamertale (Vepra për orkestër kamertale, Kuintet, Kuartet) me vlerë 3.000 € dhe Çmimi për vepra të muzikës korale (Vepra të muzikës korale, Vepra të muzikës korale me përcjellje instrumentale) me vlerë 2.000 €.
Çmimi Kombëtar për Vepër Jetësore “Niketë Dardani” i jepet krijuesit, artistit apo studiuesit të muzikës, i cili është shtetas i Kosovës, për kontributin e tij të veçantë dhe të gjithanshëm në fushën e muzikës, ndërkaq Çmimet Vjetore për Muzikë u jepen krijuesve-kompozitorëve kosovarë të dalluar për vepër muzikore origjinale, të kompozuar brenda vitit.
MKRS shpall çdo vit Ftesë Publike për konkurrim për çmimet vjetore, e cila botohet në mediat e shkruara.
Konkurrimi për Çmimin Kombëtar për Vepër Jetësore “Niketë Dardani” dhe për çmimet vjetore bëhet individualisht apo përmes nominimit nga këto institucione: Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës, Filharmonia – Opera e Kosovës, Fakulteti i Arteve – Dega e Muzikës, Baleti i Kosovës dhe nga asociacionet e ndryshme të krijuesve nga fusha e muzikës.
Për vlerësimin e veprave pjesëmarrëse në Konkurs, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit emëron jurinë 3 (tre) ose 5 (pesë) antarëshe, e cila përbëhet nga personalitetet prominente të artit muzikor nga Kosova dhe jashtë saj.
Veprat e zgjedhura nga juria profesionale për shpërblime dhe ato që konsiderohen me vlerë artistike, në bashkëpunim dhe koordinim me Filharmoninë, Operën dhe Baletin e Kosovës, mund të ekzekutohen apo të inskenohen brenda sezonit koncertal të vitit në vijim.
Nëse në konkurs nuk arrijnë vepra me kritere të larta artistike, apo nëse konstatohet se gjatë vitit të kaluar nuk është krijuar ndonjë vepër me vlera të veçanta, juria mund të marrë vendim për mosndarjen e çmimeve.
Çmimet i dorëzon Ministri në një ceremoni të veçantë solemne, e cila organizohet në fund të vitit. Çmimi i dorëzohet vetë laureatit, por në raste te veçanta mund t’i dorëzohet edhe familjarëve të tij.