E Diel, 1 Nëntor 2026

Në autobuz



Një plak i thotë një djaloshi në autobus:
-Bir ma lësho vendin të lutem. Dukesh djalë i mirë dhe unë jam shumë i lodhur, aq sa këmbët më dhembin e mezi më mbajnë...
Djali ja kthen:
-Po ti xhajë, a e ke lëshuar vendin për të tjerët kur ke qenë i ri?
-Po –përgjigjet plaku, madje gjithmonë e kam lëshuar vetë vendin dhe kam qëndruar më këmbë.
-Epo prandaj të dhembin këmbët sot e kësaj dite ty xhajë, se je ngritur nga vendi në autobuz, por unë nuk mashtrohem kollaj që të më dhembin këmbët në pleqëri...

Hoteli

Një çift i ri i porsamartuar ishte nisur për muajin e mjaltit dhe rrugës vendosin që ë ndalen në një hotel.
-Ju lutem më jepni dhomën më të mirë për tri netët e ardhshme. –thptë dhëndri.
Kur dhëndri ishte larguar paksa, portieri i pëshpërit në vesh së shoqes:
-Ju qenkeni me fat zonjushë... ky zotëria zakonisht nga dy-tri orë i ka mbajtur të tjerat sa herë që vjen në hotelin tonë.

30 Korrik 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›