Rove mbron “torturimet”

Njëri nga këshilltarët kryesorë të ish-presidentit amerikan, George W. Bush, Karl Rove, del në mbrojtje të metodave të ashpra të marrjes në pyetje të personave të dyshuar për terrorizëm, përfshirë këtu edhe zhytjen e kokës në ujë.
Në një intervistë dhënë për BBC, ish-këshilltari presidencial amerikan, Karl Rove, pohoi se në sajë të përdorimit të këtyre metodave, ShBA kanë arritur që të siguronin të dhëna të rëndësishme për parandalimin e sulmeve të tjera kundër Amerikës dhe aleatëve të saj.
“Unë nuk jam dakord me përdorimin e termit 'torturë'. Strategjia jonë ka funksionuar dhe këto masa e ruajtën sigurinë e Amerikës dhe të aleatëve tanë.
Falë tyre u zbuluan tentativa për sulme në aeroportin e Londrës Heathrow, u zbuluan planet e terroristëve për një sulm me aeroplan kundër ndërtesave të larta në Los Angeles, por edhe rrëzimi i disa aeroplanëve mbi Oqeanin Paqësor", theksoi Rove.
Sipas Rove, ishte përdorur edhe zhytja e kokës në ujë e të dyshuarave, por vetëm në tri raste.
Në janar të vitit të kaluar presidenti Obama e shpalli këtë metodë të marrjes në pyetje të jashtëligjshme, duke e klasifikuar atë si torturë.