Josipovic: Janë përmirësuar marrëdhëniet me Serbinë

Presidenti i Kroacisë, Ivo Josipovic, ka deklaruar se janë larguar muret politike dhe psikologjike në marrëdhëniet mes Kroacisë dhe Serbisë, por theksoi se në praktikë duhet bërë shumë më tepër.
“Në marrëdhëniet mes Kroacisë dhe Serbisë, sa i përket mureve politike dhe psikologjike, kemi bërë shumë. Njerëzve më në fund ju është ngulitur në kokë fakti se bashkëpunimi është i domosdoshëm, se politikanët duhet të gjejnë modalitetet më të mira, të cilat shkojnë në favor të të dy shteteve”, tha Josipovic.
“Na pret ende mjaft punë, por klima e favorshme hap dyert për përfundimin e suksesshëm të këtyre punëve”, ende po kërkojmë personat e zhdukur, rreth dy mijë persona nga radhët e të dy komuniteteve, ende e kemi të pazgjidhur çështjen e kufijve", theksoi Josipovic.