E Shtunë, 31 Tetor 2026

Slogani i PS-së: E Vetmja Rrugë!

Nga Express më 31 mars 2011 në ora 15:00

E Vetmja Rrugë! Ky mësohet se do të jetë slogani që do të shoqërojë Partinë Socialiste të Shqipërisë, gjatë fushatës elektorale për të zgjedhurit e qeverisjes vendore të cilët do të votohen nga qytetarët më 8 Maj.

Ky slogan pason ata të përdorur kohët e fundit nga kjo forcë politike gjatë aksioneve opozitare kundër qeverisjes si “Berisha IK”, apo “Fajin e ka Saliu” etj.

Pritet që ky slogan të bëhet publik më datën 7 prill, ditë edhe kur do të hapet zyrtarisht fushata e opozitës.

Siç njoftuan mediat në Tiranë, edhe në Facebook, për herë të parë, kandidati zyrtar i PS për bashkinë e Tiranës, që konkurron për të katërtën herë në këtë detyrë, Edi Rama, ka hapur edhe faqen e vet personale zyrtare të fushatës.

Ashtu sikurse është vënë re edhe në faqen e kandidatit të PD-së për Tiranën, Lulzim Basha, edhe Edi Rama, ka zgjedhur që në këtë faqe, të vendosë një foto të tij me bashkëshorten Linda Rama.

Por ndryshe nga kandidati i PD-së Basha, ai fotot me bashkëshorten i ka vendosur në një ambient artistësh dhe jo në një ambient familjar siç ka zgjedhur Basha.

Duket se beteja do të jetë e ashpër këtë herë, dhe të dy palët, do të angazhojnë edhe bashkëshortet e tyre në fushatë.

Megjithatë, edhe pse zyrtarisht zgjedhjet nuk janë hapur, duket se do të jenë të vështira që në startin e tyre.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›