Japonia nuk e zgjeron zonën e evakuimit

Nga Express më 31 mars 2011 në ora 15:00
Qeveria e Japonisë tha se nuk ka plane për ta zgjeruar zonën e evakuimit rreth centralit bërthamor të dëmtuar nga tërmeti dhe cunami i 11 marsit, përkundër rekomandimeve të Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore.
Japonia e ka shpallur zonën e evakuimi 20 km rreth centralit, ndërsa agjencia tha se ajo duhet të dyfishohet në 40 km.
Ndërkohë, janë raportuar nivele të reja të kontaminimit të ujit të detit, 4385 herë më të larta se kufijtë e lejuar.
Ky nivel është më i larti që nga fillimi i krizës bërthamore në centralin Daichi, në Fukushima.