Profecia kineze tremb fëmijët e Libofshit
00/00/0000
Hetimet nuk kanë saktësuar nëse përmbajtja e letrave është demagogji sekti apo lojë minorenësh
FIER - Nuk kanë qenë letra të fesë së Jehovait, por një lojë
Fëmijësh, të cilët e quajnë "profecia kineze", e cila ka kërcënuar fëmijët e Rreth-Libofshës. Kështu ka deklaruar kreu i Drejtorisë së Policisë së Qarkut Fier, Sokol Kalani, i cili ka shtuar gjithashtu se, pas ngjarjes së publikuar në media, në Rreth-Libofshë ka çuar menjëherë një grup të madh forcash policore. Por hetimet e deritanishme duket se nuk kanë nxjerrë asnjë gjë të dyshimtë, dhe aq më pak ndonjë person të dyshuar të lidhur me këtë ngjarje.
Hetimi
Policia fierake, sipas burimeve zyrtare të policisë, ka në dorë disa citime të shkruara me shkrim dore, të cilat hedhin dritë mbi ngjarjet e fundit në Rreth-Libofshë, ku fëmijët janë ndeshur me fenomenin "vetëvarje" të transmetuar nga disa persona të panjohur. Burime nga grupi i hetimit kanë pohuar dje për gazetën "Metropol" se kanë në cilësinë e provave materiale disa letra të shkruara me shkrim dore, ku flitet për jetën e përjetshme. Këto letra, kanë thënë burimet, kanë në krye emrin "profecia kineze" dhe një nga rregullat e saj është se duhet të shumëfishohej dhe duhej shpërndarë po në fshehtësi, brenda 96 orëve. Thyerja e rregullit do të sillte fatkeqësi.
"Profecia"
Pavarësisht nga kjo, ende nuk dihet nëse këto janë citate të shkëputura nga ndonjë broshurë fetare, apo është një lloj loje e transmetuar mes nxënësve. Grupi i hetimit ka thënë se ato janë gjetur te shumë nxënës të shkollës 9-vjeçare të Libofshës, ku dhe janë ndeshur rastet, ku dy fëmijë pretendojnë se kanë takuar personat e panjohur dhe kanë marrë prej tyre një letër me citate dhe një litar. Por, ende nuk dihet nëse janë këto letrat që kanë disponuar dy fëmijët e kërcënuar dhe të mësuar nga personat e panjohur për një vetëvarje. Ende hetimet e policisë janë në zhvillim e sipër, ndaj dhe burimet janë të rezervuara për të dhënë një përfundim konkret. Gjithçka, deri tani, është një informacion paraprak dhe asgjë nuk është e saktë, përveç faktit që në këtë rast nuk bëhet fjalë për dëshmitarët e Jehovait, të paktën për citatet e gjetura, pasi ato nuk janë pjesë e literaturave të broshurave të këtij sekti. Aktualisht po punohet për të gjetur nëse "profecia kineze" bën pjesë apo është pjesë e ndonjë sekti fetar, dhe a kanë patur lidhje personat e panjohur që kanë kërkuar vetëvarjen e dy fëmijëve me çdo kusht në Rreth-Libofsh me këtë gjë. Gjithçka mbetet ende enigmë deri në angazhimin e plotë të të gjitha strukturave përkatëse në zbulimin dhe eliminimin e këtij fenomeni fetar, që ka nisur të marrë jetë njerëzish, sidomos fëmijësh.
Pjesë nga teksti i letrës që u gjet e qarkulluar te shkolla
“Mund të blesh një shtëpi, por jo ngrohtësinë. Mund të blesh një krevat, por jo gjumin. Mund të blesh një orë, por jo kohën. Mund të blesh një libër, por jo diturinë.
Profecia kineze të sjell fat, origjinali është ruajtur në vendet e ulëta. Kjo profeci ka bërë 8 xhiro rreth botës. Gjithashtu dhe ty do të të sjell fat.
Kjo nuk është shaka.
Transmetoje këtë letër personave që kanë më tepër nevojë për fat. Mos e mbaj letrën më shumë se 96 orë. Brenda kësja kohe, duhet të jetë transmetuar në të kundërt do të të sjellë fatkeqësi”.