E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jovetic, ‘anti-Juventus’

Sipas të përditshmes sportive italiane Corriere dello Sport, Fiorentina ka përshirë një dëmshpërblim ‘anti-Juventus’ në kontratën e re të sulmuesit Stevan Jovetic që në rast të largimit të tij nga klubi i pamundëson kalimin te kampioni i Italisë.

Fiorentina dhe Juventus gjithnjë kanë ndarë një rivalitet të tensionuar por raportet janë përkeqësuar pas interesimit të dyja klubeve për sulmuesin Dimitar Berbatov.

Fiorentina akuzoi Bianconerët për ndërhyrje në përpjekjet e tyre për transferimin e bullgarit që në fund iu bashkua Fulhamit. Juventus gjatë verës shprehu interesim edhe për Joveticin por klubi Viola nuk dëshiron ta shet yllin malazez në Torino.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›