E Shtunë, 31 Tetor 2026

Martinezit i duhet kohë në Bayern

Portieri i Bayern Munichut, Manuel Neuer beson se përforcimit të ri Javi Martinez i nevojitet kohë për tu adaptuar në Bundesligë dhe kërkoi nga tifozët të kenë durim me reprezentuesin spanjoll.

Martinez iu bashkua Neuerit në Bayern nga klubi spanjoll Athletic Bilbao gjatë afatit kalimtar të verës për plot 40 milionë euro.

“Ai duhet të ambientohet në klubin e ri. Kjo është arsyeja pse tifozët nuk duhet të presin shumë prej tij që nga fillimi. Ai është djalosh i hapur, dhe flet shumë mirë anglisht për një spanjoll”, deklaroi Neuer për të përditshmen gjermane Bild.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›