Jozefina Topalli: Ai që kërcënon dhe rreh pa mëshirë partneret e tij, do të donte po të kish gjë në dorë, të dhunonte edhe rendin kushtetues. Këtij soj burri i tregohet vendi.
Ai që kërcënon dhe rreh pa mëshirë partneret e tij, do të donte po të kish gjë në dorë, të dhunonte edhe rendin kushtetues. Këtij soj burri i tregohet vendi, tha sot Kryetarja e Kuvendit në seancën e posatçme kundër dhunës në familje.
Kjo seancë, është për ata burra që edhe pse mund të shfaqen ekraneve si mbrojtës të të drejtave, janë vetëm minipersona, janë dhunues të grave të tyre.
Është për ata burra që edhe pse janë publikë, janë vetëm mini persona që nuk krijojnë dot kushtet për strehë familjare, u shpreh zonja Jozefina Topalli, e cila në fjalën e saj u shpreh: Në fakt nuk është hera e parë që ne flasim në këtë sallë për dhunën në familje, ashtu siç kam folur e biseduar me mijëra gra në takime në çdo fshat e qytet. Por më besoni të flasësh për dhunën në familje, nuk është kurrë mjaftueshëm. Të flasësh për dhunën në familje, fatkeqësisht mbetet një çështje jetësore. Të veprosh kundër dhunës në familje është një betejë e vazhdueshme, ashtu siç është bërë pjesë e fushatave tona edhe lufta kundër kancerit. Kjo senacë është për të gjitha ato gra që ende nuk kanë thyer murin e heshtjes dhe vuajnë mes muresh dhunën. Kjo senacë është për të gjithë ata fëmijë që përloten në dhomën e tyre kur përjetojnë dhunë në familje, psikologjike apo fizike qoftë ajo. Kjo senacë është për të gjithë ata që mund të bëjnë diçka, mesues, mjekë, policë, gjyqtarë, avokatë, gazetarë. Kjo senacë është për të gjitha ato gra që kanë folur, që kanë denoncuar dhunën, që kanë thyer heshtjen, që kanë mundur frikën, që kanë fituar betejën për lirinë e tyre dhe fëmijëve të tyre. Por mbi të gjitha kjo senacë është për për ti thëne NDAL, atyre burrave që mendojnë se janë të plotfuqishëm mbi gratë dhe fëmijët e tyre. Është për ata burra që në fakt edhe pse mund të jenë të gjatë, janë minipersona. Është për ata burra që edhe pse mund të shfaqen ekraneve si mbrojtës të të drejtave, janë vetëm minipersona, janë dhunues të grave të tyre. Është për ata burra që edhe pse janë publikë, janë vetëm mini persona që nuk krijojnë dot kushtet për strehë familjare. Dhuna e përdorur nga këta meshkuj është shenjë e dobësisë, pasigurisë, perversitetit.
Ata duan të kontrollojnë gjithçka, por në fakt nuk kontrollojnë dot as veten e tyre. Apeli im sot është të ndalojmë ata burra që përdorin dhunën! Gjithçka nis nga familja. Imagjinoni një burrë që dhunon njerëzit e afërt të tij, e që është në krye të një bashkie dhe partie. Ai që dhunon familjen është rrezik tashmë jo vetëm për njerëzit e tij, por është rrezik për popullin e tij. Ai që dhunon nënën e tij, dhunon edhe institucionet. Ai që dhunon këdo që ka rreth tij, ëndërron të dhunojë edhe shtetin. Ai që kërcënon dhe rreh pa mëshirë partneret e tij, do të donte po të kish gjë në dorë, të dhunonte edhe rendin kushtetues. Kjo është universalisht e dënueshme.
Këtij soj burri i tregohet vendi. Dhuna kundër grave është mizore, destruktive. Ai dhunon integritetin e nënave, grave. Ai dhunon dinjiteitn njerëzor. Ai është krim kundër trupit e kundër mendjes, nderit e dinjitetit njerëzor. Ai është dhunim i të drejtave të njeriut për të cilën ne nuk mund te mbyllim një sy. Është përgjegjësi e shoqërisë për të patur tolerancën zero ndaj këtyre. Është koha që mosndëshkimi të marrë fund. Të dashur miq, Dhuna në familje është një problem global dhe prek të gjithë : të rinj dhe të moshuar, të arsimuar apo analfabetë, të martuar apo beqarë, prek çdo kombësi, Fatkeqësisht edhe prinderit në Shqiperi, ushtrojnë dhunë ndaj femijëve të tyre si masë për t'i mbrojtur ata nga veset. Por djemtë dhe vajzat pohojne se dhuna e ushtruar nga prinderit u ndrydh mendimet dhe aftesite krijuese dhe shkakton trauma psikike te pariparueshme. Po ashtu gratë dhe vajzat rezultojnë se janë viktimat më të shpeshta të dhunës në familje. Ka gra të cilat dhunohen dhe mendojnë se ky eshtë fati i tyre dhe duhet ta pranojnë. Sipas tyre kjo sakrificë bëhet për hir të fëmijëve, për të mos shkatërruar familje, por ato nuk mendojne që edhe fëmijët e tyre do të rriten të dhunshëm nëse ata jetojnë mes dhunës.
Kur nisa këtë fushatë sensibilizuese kundër dhunës në familje, kam marrë shumë letra.
Por letrat që do të mbeten në memorien time janë letrat e dërguara nga fëmijët. Fjalët e tyre, dhimbja e tyre, por mbi të gjitha shpresa e tyre janë energjia ime për të mos e ndalur betejën kundër dhunës.
Dy janë betejat e mia që sdo ju ndahem kurrë: Beteja kundër kancerit. Dhe beteja kundër dhunës në familje, që është një kancer i gjithë shoqërisë. Të nderuar pjesëmarrës, Pas fushatave sensibilizuese të kohëve të fundit, mësova se rastet e denoncimit nga gratë e dhunuara janë shtuar. Po ky nuk duhet marrë si lajm i keq edhe pse në vetvete duket i tillë. Kjo është diçka pozitive, sepse sa më shumë të flasim, aq më shumë e luftojmë këtë të keqe të madhe të shoqërisë. Ndaj jemi edhe sot këtu, që të tregojmë se kemi vullnet të palëkundur të parlametit e të qeverisë për të trajtuar ashtu siç duhet këtë çështje kritike sociale. Por veç debateve publike, ka edhe disa struktura që duhet të ngrenë më lart shkallën e vemendjes nga këtij fenomeni. Dhe këto janë Policia dhe Gjykatat, Pushteti Vendor. Punonjësit e policisë janë të parët që përballen me viktimat e dhunës ndaj dhe kujdesi i tyre duhet të jetë maksimal. Ata duhet të vihen në alarm për çdo dhunim, sado i vogël tu duket për momentin. Për viktimën nuk ka qenë e lehtë ardhja deri në polici. Trajtojini me zemër. Gjykatat, duhet të kenë parasysh se nëse viktimat e dhunës humbin besimin te drejtësia atëherë e kemi humbur betejën. Aplikoni dënimet e duhura për dhunuesit. Dhuna në familje është një krim dhe duhet trajtuar si i tillë. Fitorja e betejës kundër dhunës, nuk është nuk mund të arrihet vetëm nëpërmjet legjislacionit.
Ne kemi bërë ligjin kundër dhunës në familje, ai është një ligj i mirë. Por kërkohet më shumë koordinim me të gjithë shoqërinë, sidomos me arsimin, shëndetësinë, drejtësinë, shërbimet sociale dhe median. Prania juaj sot në këtë sallë është një shembull i shkëlqyer i asaj që është e nevojshme. Ne duhet të marrim një qëndrim proaktiv dhe gjithëpërfshirës.
Ju faleminderit!