E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli takon Drejtorin për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Evropian, Pierre Mirel.

  Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli priti sot në takim Drejtorin për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme të Zgjerimit në Komisionin Evropian,  Pierre Mirel.   Kryetarja e Kuvendit falënderoi Komisioni Europian për gjithë mbështetjen dhënë Shqipërisë, e po ashtu edhe për monitorimin e zgjedhjeve të 28 qershorit, të cilat u cilësuan si zgjedhje që arritën standardet kryesore të OSBE/ODIhR-it.
Në takim u diskutua për  hapat e ndërmarra, për miratimin e legjislacionit dhe për reformat në plotësimin e detyrimeve për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, si dhe në procesin e liberalizimit të vizave.
Kryetarja e Kuvendit e njohu zotin Mirel me ligjet e miratuara gjatë kësaj periudhe në parlament dhe me diskutimet e gjera në komisione e në seanca plenare, ndërsa e siguroi atë se progres raporti i Komisionit Europian është udhërrëfyes i punës së parlamentit.
"16 nëntori, tha ajo, ishte një datë shumë e rëndësishme për shqiptarët, spese Këshilli i Ministrave të BE-së i tha po kërkesës së Shqipërisë për statusin e vendit kandidat, duke njohur kështu rezultatin e zgjedhjeve të 28 qershorit dhe progresin e Shqipërisë.   Zoti Mirel dhe Kryetarja e Kuvendit diskutuan edhe për vijimin e bashkëpunimit mes dy insitucioneve, veçanërisht në përafrimin e legjislacionit dhe për rritjen e kapaciteteve të parlamentit.
                       
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›