E Diel, 1 Nëntor 2026

Jozefina Topalli: Askush nuk do mund të pengojë heqjen e vizave për të rinjtë dhe për shqiptarët.

    Në korrikun e vitit të ardhshëm, të rinjtë shqiptarë do të mund të lëvizin pa viza, të takohen me kolegët e parlamentit rinor dhe me të gjithë të rinjtë, jo vetëm në mënyrë virtuale, por drejtpërsëdrejti.   Në mesazhin e saj Kryetarja e Kuvendit, e ftuar mes të rinjve të Parlamentit rinor europian, theksoi se  pas anëtarësimit në NATO, pas heqjes së vizave në korrik 2010, angazhimin maksimal i qeverisë dhe parlamentit është përshpejtimi i anëtarësimit në BE, pas miratimit të kërkesës për statusin e vendit kandidat në 16 nëntor nga 27 qeveritë e Bashkimit Europian.   Kryetarja e Kuvendit tha se mesazhi i të rinjve me interesin e madh për kominikim me bashkëmoshatarët e tyre në të gjithë botën përmes rrjeteve të njohura të internetit, është se ata ndajnë të njëjtat ide e medime pa pengesa kufijsh.   Ajo u bëri përgëzimet më të mira të rinjve shqiptarë të cilët kanë bërë të mundur që këtu në Shqipëri të ftojnë të rinj nga vende të ndryshme të BE-së, pjesë e parlamentit rinor europian, dhe ndër të tjera tha:  
Ndonjëherë  kam dëgjuar se të rinjtë nuk janë shumë të interesuar për politikë. Unë nuk i kam besuar asnjëherë kësaj.   Unë kur kam hyrë për herë të parë në Parlament, shumë vite më pare, kam qenë e re, e  nuk kam besuar asnjëherë që të rinjtë sjanë të interesuar për politikën.   Unë kam parë dhe ndjerë interesimin e tyre, në takimet që kam patur në shkolla, në takimet në universitete, angazhimin e studentëve për zhvillimin jetës politike dhe ekonomike në Shqipëri.   Në fakt, kjo konferencë këtu është shprehje e një angazhimi serioz që ju keni ndërmarrë dhe për mua kjo  është një nga sallat më të bukura që kam parë ndonjëherë. Ju jeni të gjithë shumë të rinj, vajza dhe djem nga vende të ndryshme  të BE, që njiheni me të rinj shqiptarë të bashkuar me konferenëcën e këtij rrjeti të jashtëzakonshëm, por mbi të gjitha për qëlliin dhe mesazhin që ju kërkoni të jepni në secilin prej vendeve tuaja përfshirë dhe Shqipërinë.   Dua tju them diçka. Ata të rinj që vinë nga vende të BE, që nuk kanë vuajtur sistemin diktatorial, kanë një histori të ndryshme nga të rinjtë e Shqipërisë, të cilët kanë patur një histori të ndryshme të prindërve të tyre.   Sot të rinjtë shqiptarë jetojnë një realitet krejt të ndryshe, dhe po realizojnë një ëndër që ishte krej e pabesueshme për prindërit e tyre, 20 vite më përpara.
Sot është koha kur të gjithë ju mendoni dhe veproni përmes Google Yahoo, Facebook, Twitter dhe përmes gjithë arritjeve të mrekullueshme të teknologjise së informacionit.   Përmes kësaj mënyre të teknologjisë së informacinot, ju keni mundësinë të kontaktoni me cilido, në çdo cep të botës e të globit.   Ju takoni njëri tjetrin, flsini për veten tuaj, për arritjet tuaja, për sfidat tuaja.
Është një mënyrë komunikimi pa ndarje, pa kufi, pa viza.   Ju  e dini cila është gjëa më e jashtëzakonshme që të rinjtë shqiptarë do të dëshironin ?
Ashtu siç komunkojnë në mënyrë virtuale përmes Facebook, internetit pa ndarje, pa kufi, pa viza, ashtu do të donin të komunikonin me të rinjtë e çdo vendi të të BE apo  vendeve të tjera të botës, pa  patur nevojë për të kërkuar viza, pa patur nevojë për të shkuara pranë zyrave të ambasadave.   Unë do të doja tju thoja të rinjve shqiptarë, këtu të pranishëm , që në korikun e vitit të ardhshëm, ju do të mund të takoni kolegët tuaj të rrjetit tuaj, të Parlamentit evropian të të rinjve, jo vetëm në mënyrë virtuale, por mund të takoheni drejtpërsëdrejti, sepse ne do të bëjmë të mundur që të heqim vizat, sepse Shqipëria, në korrikun e vitit të ardhshëm nuk do të ketë vizat.   Më 8 Dhjetor të 19 viteve më përpara, ishin të rinjtë që bënë të mundur që të rrëzonin murin e Berlinit, këtu në Shqipëri.     Të rinjtë bëjnë të mundur atë që diktatorit nuk mund ti shkonte në mendje.   Këtë energji dhe inspirim mund ta ketë vetëm mosha e juaj. Edhe ky takim i sotëm i juaji flet për energjinë dhe inspirimin tuaj për vendosmërinë tuaj, për të na mbashtetur në rrugën tonë, për të bërë të mundur që Shqipërinë ta bëjmë anëtare ë BE, ashtu siç bëmë të mundur që Shqipërinë e bëmë anëtare të NATO-s.
Ju studentë që vini nga Gjermania, Polonia, apo nga vende të tjera në fillim të nëntorit keni festuar 20 Vjetorin e rënies së Murit të Berlinit.
Ne do ta festojmë në 8 Dhjetor do të jetë një ditë e jashtëzakonshme, e bukur,  një ditë nderimi për ata studentë që rrëzuan Murin e Berlninit në Shqipëri, një ditë nderimi për ata studentë që guxuan, që takuan lirinë 19 vite më përpara.   Do jetë një ditë, në të cilën  secili prej jush, bashkë me prindërit tuaj do shihni se u bë e mundur, ashtu siç ndodhi më 16 Nëntor kur kërkesa e Shqipërisë për statusin e vendit kandidat u pranua.   Unë dua të falenderoj të rinjtë që vinë nga Gjermania, Gjermania na ka mbështetur fort gjatë këtyre viteve, dua të falenderoj ju të  reja e të rinj që vini nga Franca, ky vend na ka mbështetur fort gjatë këtyre viteve
Dua të falenderoj vajzën që vjen nga Italia, Ministri juaj i Jashtëm na ka mbështetur përherë në procesin e liberalizimit të vizave   Dua të përshëndes Poloninë e të gjithe vëndet e tjera, dua të përshëndes djalin nga Greqia, kryeministri i vendit të tij sot i tha shqiptarëve se do tju mbështesim në procesin e liberalizimit të vizave.   Unë dua tju them gjithësecilit: nuk ka njeri në Shqipëri të mos gëzohet sa herë që flitet për proceset integruese të Shqipërisë në BE, e në mënyrë të veçantë për heqjen e vizave. Ka vetëm një njeri që jo vetëm nuk do, por ankohet çdo ditë, dhe para pak ditësh shkoi për të protestuar para Parlamentit evropian, ku po miratohej rezoluta për përshpejtimin e liberalizmit të vizave për Shqipërinë,
Sot ka dërguar emisarët e tij për të protestuar kundër OSBE, për raportin e përshëndetjes së zgjedhjeve më të mira që kemi bërë ndonjëherë. Për të rinjtë, është shokuese sjellja e një politikani që proteston tamam në ditën kur kryeministri,  ministri i Jashtëm i vendit të tij, apo ministrat e BE, thonë që vitin e ardhshëm do të heqim vizat.   E fillova fjalën duke thënë që ju jeni brezi që besoni thellësisht te politika, që besoni seriozisht në politikë, dhe që jeni më të interesuarit për politikat.   Më 28 Qershor të rinjtë morën pjesë me pjesëmarrjen më të madhe që ishte realizuar rndonjëherë në proceset zgjedhore Shqipëri, dhe ky është mesazhi më i madh inkurajues për ne. Ishte vota e të rinjvë në 28 Qershor, që bëri të mundur që sistemi demokratik të fitonte në një betëjë tjetër të jashtëzakonshme.   Unë ju falenderoj për ftesën drejtuesit e sesionit, të gjithë juve dhe ju uroj shumë sekuses në punët tuaja.   Kjo ishte një paradhomë e suksesshme që bëri të mundur që atyre që sot janë anëtarë shqiptarë të Parlamentit rinor evropian, të jenë anëtarë të ardhshëm të Parlamenti Evropian. Ju do të jeni parlamentarët më të shkëlqyer.
 
   
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›