E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryetarja e Kuvendit:"Fondamentale është etika familjare"

    Pas përshëndetjes së Rezolutës së PE-së, Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, iu përgjigj pyetjeve të mediave: Pyetje Vizion Plus Sa optimiste jeni për  hyrjen e  opozitës në Kuvend , duke u nisur nga nata e mbrëmshme ku tonet e dy palevë arritën kulmin   Unë mund të them që kjo Rezolutë e Parlamenti Evropian  në fakt është jashtëzakonisht e rëndësishme. Thirrja që PE i bën opozitës të ndalë bojkotin, të kthehen në Parlament, për t'i qëndruar kontratës  së saj me qytetarët shqiptarë, ka një domethënie të veçantë.
Dhe që bëhet dhjetë ditë pas 16 Nëntorit, që është data më e rëndësishme në rrugën e integrimit për Bashkimin Evropian.
Ndaj mendoj se rezoluta duhet lexuar mirë.   Pyetje Top Chanel   1- Si  Kryetarja e Kuvendit përgjigjeni për zbatimin e rregullores dhe  etikës në Parlament , a mendoni se fjala e mbrëmshme e Kryeministrit ishte brenda etikës së një deputeti dhe të një kryeministri ? 2- Si do të zgjidhet çështja e mandateve të vendeve bosh në Kuvend?   Fondamentale është etika familjare. Parlamenti është tempulli i të vërtetave të pafshehura. Unë prej muajsh, ose më saktë janë bërë vite, që shkoj fshat më fshat, e qytet më qytet të Shqipërisë, duke i kërkuar zonjave, motrave që të thyejnë murin e heshtjes, që të kenë kurajo  të thonë të vërtetat, faktet, ashtu siç e tha mbrëmë Kryeministri.
Ashtu siç janë, ashtu siç ndodh  me dhunën në familje e tyre.
Nuk mund t'ia kërkojmë vetëm zonjave familjare, grave të thjeshta; përgjegjësia jonë është për ti thënë të vërtetat ashtu siç janë. Në fakt zërin për të thënë  këto fakte të rëndësishme, këto fakte të forta,duhet ta kishim ngritur më përpara.
Dhe Parlamenti është tempulli i të vërtetave lakuriq. Nuk mund ti fshehim.Janë fakte të forta, para të cilave, nuk mund të heshtim.
Çfarë duhet t'u them unë atyre grave në fshat, që i kërkoj të thyejnë murin e heshtjes?
Ju jeni gazetarë dhe më keni ndjekur në të gjitha takimet që kam pasur. Më thoni si mund tua kërkoj atyre, të thonë të vërtetëtn  dhe unë të mos filloj e para , ne politikanët, të mos fillojmë të parët?
Ska gjë më të rëndë se të keqtrajtosh në mënyrën më të shëmtuar bashkëshortet me radhë , çfarë do t'u them unë atyre grave në fshat e qytet ?
Atyre u them : thyeni murin e heshtjes, ndërsa unë vetë, të hesht?
Parlamenti është vendi I të vërtetave lakuriq. Absolutisht është fondamentale etika familjare, në mënyrë të veçantë për ne shqiptarët, dhe aq më tepër për ne, si forcë e të qendrës së djathtë, ne kemi kombin, familjen dhe integrimin.
Kjo është thelbësore për ne , është thelbësore.
Cila është më etike, të heshtësh dhe të injorosh, apo të thuash të vërtetën ashtu siç është ?
Fakte të rënda, të rënda, por të vërteta dhe ju të gjithë i dini, të gjithë i keni pare, janë publike.
Unë edhe një herë i ftoj deputetët e opozitës; kura më e mirë e tyre është të hynë në Parlament. Detyra e tyre është të vinë në Parlament.
Është  një rezolutë e jashtëzakonshme e Parlamentit evropian, e jashtëzakonshme e Presidencës evropiane, që na mbështet për progresin që kemi bërë , në rrugën që kemi bërë pas 16 Nëntorit, që ska datë më të rëndësishme për ne në rrugën tonë të proceseve integruese. Dhe ky, është një tjetër inkurajim i jashtëzakonshëm që u bëhet autoriteteve shqiptare dhe të gjithë reformave të ndërmarra gjatë kësaj periudhe.
Lidhur me pyetjen e dytë, kushtetuta do të zbatohet
   
                                                                                     
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›