Kryetarja e Kuvendit nderon kujtimin e të rënëve për pavarësi, në këtë 28 nëntor kur Shqipëria është shumë pranë realizimit të ëndrrës europiane.
Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, së bashku me krerët e lartë të shtetit bëri sot homazhe dhe vendosi kurora me lule në varrezat e dëshmorëve, për të përkujtuar 28 nëntorin, këtë datë të shënuar të historisë së Kombit.
Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, vendosi një kurorë me lule në monumentin Nënë Shqipëri, në këtë 28 nëntor kur Shqipëria është shumë pranë realzimit të ëndrrës europiane.
Kryetarja e Kuvendit u takua me familjarë dhe të afërm të të rënëve për pavarësi, duke shprehur bashkë me ta kënaqësinë se ky 28 nëntor e gjen Shqipërinë në një vit historik; anëtarësimi në NATO dhe pranimi i kërkesës për statusin e vendit kandidat në Bashkimin Europian.