E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryetarja e Kuvendit Në këtë 28 Nëntor, Shqipëria realitet i ri historik, anëtare e NATO-s dhe e pranuar si vend kandidat për BE.

  Një rrëfim i  veçantë artistik, një retrospektivë për historinë e Shqipërisë në periudhat para, gjatë dhe pas pavarësisë, u shfaq  sot në Tiranë, në ditën e flamurit, 97 vjetorit të krijimit të shtetit shqiptar.   E ardhur përmes një simbolike të veçantë, në mjediset e ish muzeut të diktatorit Hoxha, në një stil modernist, ku në sfond projektoheshin foto dhe dokumenta të rrallë historike. Në shown katërdimensional, historia e Shqipërisë vjen në ndriçimin, zërin, imazhin dhe dokumentat  e fakte të papublikuara më parë nën një këndvështrim realist. Aktiviteti ishte organizuar nga Ministria e Kulturës , Arkiva e Shtetit, Akademia e Arteve dhe nën kujdesin e veçantë të Kryetares së Kuvendit.   Ekspozita e konceptuar me leximet e fjalimeve dhe korespodencave të rilindasve, albanalogëve, figurave politike më të shquar, sillte në një dritë të re realitetin e kohrave të vështira, para dhe pas krijimit të shtetit në 1912, luftërave ballkanike, vendosjen e monarkisë, luftën e Dytë Botërore, periudhën e diktaturës komuniste, rrëzimin e saj, dhe Shqipërinë demokratike, për të kulmuar në zhvillimet e fundit  historike, anëtarësimi në NATO dhe integrimin e pritshëm në BE.   Kryetarja e Kuvendit, zgjodhi të nisë mesazhin e saj për këtë aktivitet, përmes vargjeve të himnit të poetit të madh kombëtar Gjergj Fishta.   Kryetarja e Kuvendit e cilësoi këtë aktivitet artistik si rrëfimin më të  veçantë që është bërë ndonjëherë gjatë këtyre viteve, për ditën e Flamurit, 28 Nëntorin. Kryetarja e Kuvendit tha se 28 Nëntori nuk është vetëm ditë feste, është ditë premtimi dhe ditë amaneti. të kësaj rruge të vështirë në këtë moment kaq të bukur për Shqipërinë dhe shqiptarët.
   
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›