Vendim

PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR REGJISTRIMIN E PËRGJITHSHËM TË NJËSIVE EKONOMIKE BUJQËSORE”
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Shtetit për Reformat dhe Marrëdhëniet me Kuvendin, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
Propozimin e projektligjit “Për regjistrimin e përgjithshëm të njësive ekonomike bujqësore”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
***
V E N D I M
PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR REGJISTRIMIN E PËRGJITHSHËM TË NJËSIVE EKONOMIKE JOBUJQËSORE”
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Shtetit për Reformat dhe Marrëdhëniet me Kuvendin, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
Propozimin e projektligjit “Për regjistrimin e përgjithshëm të njësive ekonomike jobujqësore”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
***
V E N D I MPER
MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE, NË KOMUNËN ZHEPË, TË QARKUT TË BERATIT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 8, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V ENDOSI :
1. Miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, që janë në juridiksionin, territorial dhe administrativ, të komunës Zhepë, të qarkut të Beratit, sipas propozimit të paraqitur nga këshilli i kësaj komune.
Lista me 69 (gjashtëdhjetë e nëntë) fletë, që i bashkëlidhet këtij vendimi, përfundon me numrin rendor 459 (katërqind e pesëdhjetë e nëntë).
2. Ndryshimet, që mund t’i bëhen listës gjatë periudhës së afishimit, të pasqyrohen në listën përfundimtare të pronave, e cila miratohet nga Këshilli i Ministrave.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K r y e m i n i s t r i
SALI BERISHA
***
V E N D I M
PËR
SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI I RRUGËS “UNAZA-SHKODËR”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, dhe të nenit 8, të ligjit nr.9836, datë 26.11.2007, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2008”, t¸ ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i rrugës “Unaza-Shkodër”.
2. Shpronësimi të bëhet në favor të Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve.
3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse të kompensimit, që paraqitet në tabelën, që i bashkëlidhet këtij vendimi, për sipërfaqen 10 752 (dhjetë mijë e shtatëqind e pesëdhjetë e dy) m2, tokë/truall, me vlerë 194 577 491 (njëqind e nëntëdhjetë e katër milionë e pesëqind e shtatëdhjetë e shtatë mijë e katërqind e nëntëdhjetë e një) lekë.
4. Shpenzimet procedurale, në vlerën 952 000 (nëntëqind e pesëdhjetë e dy mijë) lekë, të përballohen nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve.
5. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, 194 577 491 (njëqind e nëntëdhjetë e katër milionë e pesëqind e shtatëdhjetë e shtatë mijë e katërqind e nëntëdhjetë e një) lekë, të përballohet nga llogaria e veçantë e Ministrisë së Financave, në Bankën e Shqipërisë, “Fondi i shpronësimeve”.
6. Shpronësimi të fillojë më 1.11.2009 dhe të përfundojë më 30.12.2009.
7. Ngarkohen Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Ministria e Financave dhe Drejtoria e P¸rgjithshme e Rrug¸ve për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
***
V E N D I M
PËR
LEJIMIN E KALIMIT TRANZIT TË DY AUTOKOLONAVE USHTARAKE SLLOVENE, PËRMES TERRITORIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 16, pika 2, 17, 18 e 19, të ligjit nr.9363, datë 24.3.2005, “Për mënyrën dhe procedurat e vendosjes dhe kalimit të forcave ushtarake të huaja në territorin e Republikës së Shqipërisë, si dhe për dërgimin e forcave ushtarake shqiptare jashtë vendit”, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Lejimin e kalimit tranzit, përmes territorit të Republikës së Shqipërisë, në itinerarin Qafë-thanë - Porti i Durrësit, në datën 8 nëntor 2009, të 1 (një) autokolone ushtarake sllovene, të përbërë nga 2 (dy) automjete dhe 7 (shtatë) trupa.
2. Lejimin e kalimit tranzit, përmes territorit të Republikës së Shqipërisë, në itinerarin Porti i Durrësit - Qafë-thanë, në datën 9 nëntor 2009, të 1 (një) autokolone ushtarake sllovene, të përbërë nga 4 (katër) automjete dhe 7 (shtatë) trupa.
3. Pika e hyrjes në territorin e Republikës së Shqipërisë për autokolonën e përmendur në pikën 1, të vendimit, është pika e kalimit të kufirit Qafë-thanë dhe pika e daljes është pika e kalimit të kufirit Porti i Durrësit.
4. Pika e hyrjes në territorin e Republikës së Shqipërisë për autokolonën e përmendur në pikën 2, të vendimit, është pika e kalimit të kufirit Porti i Durrësit dhe pika e daljes është pika e kalimit të kufirit Qafë-thanë.
5. Autokolonat ushtarake italiane, gjatë hyrjes, lëvizjes dhe daljes në/nga territori i Republikës së Shqipërisë, të shoqërohen nga njësi të armatosura të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.
6. Ngarkohet Ministria e Mbrojtjes për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
***
V E N D I M PËRDISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.984, DATË 30.9.2009, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR KUOTAT E PRANIMIT DHE TARIFAT E SHKOLLIMIT NË INSTITUCIONET PUBLIKE TË ARSIMIT TË LARTË, PËR CIKLIN E DYTË TË STUDIMEVE DHE “MASTER I NIVELIT TË PARË”, ME KOHË TË PLOTË, PËR VITIN AKADEMIK 2009-2010”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 34, 35, 36 e 75, të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Në vendimin nr.984, datë 30.9.2009, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto ndryshime:
1. Pika 1 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“1. Kuota e pranimeve në institucionet publike të arsimit të lartë, për programet e studimeve të ciklit të dytë dhe “Master i nivelit të parë”, me kohë të plotë, për vitin 2009-2010, të jetë 7 495 dhe të ndahet, sipas skemës së mëposhtme:
a) Kuota e pranimeve të reja për programet e studimit të
ciklit të dytë (DND), 2 830;
b) Kuota e pranimeve të reja për programet e studimit
“Master i nivelit të parë” (MNP), 4 395;
c) Kuota për programe të dyta studimi, 100;
ç) Kuota për transferimin e studimeve, 100;
d) Kuota për të huajt, 50;
dh) Kuota për të verbërit (të veçanta), 20.”.
2. Pika 2 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“2. Kuota e pranimeve të reja, për programet e studimeve të ciklit të dytë, dhe “Master i nivelit të parë”, me kohë të plotë, përbëhet nga:
a) Kuota e pranimeve të reja për programet e studimit
të ciklit të dytë (DND), për kandidatët brenda
territorit të vendit, 2 547;
b) Kuota e pranimeve të reja për programet e studimit
të ciklit të dytë (DND), për kandidatët shqiptarë nga
trojet jashtë kufijve të vendit, 283;
c) Kuota e pranimeve të reja për programet e studimit
“Master i nivelit të parë” (MNP), për kandidatët brenda
territorit të vendit, 3 955;
ç) Kuota e pranimeve të reja për programet e studimit
“Master i nivelit të parë” (MNP), për kandidatët
shqiptarë nga trojet jashtë kufijve të vendit, 440.”.
3. Në fund të pikës 5, pas fjalëve “… në tabelën nr.1…” shtohen “… dhe në tabelën nr.2…”.
4. Tabela nr.1, që i bashkëlidhet vendimit në fuqi, zëvendësohet me tabelën nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
5. Tabela nr.2, që i bashkëlidhet vendimit në fuqi, zëvendësohet me tabelën nr.2, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
6. Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe institucionet publike të arsimit të lartë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E RREGULLIT TEKNIK “PËR KËRKESAT THELBËSORE DHE VLERËSIMIN E KONFORMITETIT TË BOILERËVE ME UJË TË NXEHTË, QË PËRDOREN ME GAZ”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 8, tëligjit nr.9779, datë 16.7.2007, “Për sigurinë e përgjithshme, kërkesat thelbësore dhe vlerësimin e konformitetit të produkteve joushqimore”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, K¸shilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin e rregullit teknik “Për kërkesat thelbësore dhe vlerësimin e konformitetit të boilerëve me ujë të nxehtë, që përdoren me gaz”, sipas tekstit, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim botohet në “Fletoren zyrtare” dhe hyn në fuqi më 1 tetor 2010.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E RREGULLIT TEKNIK “PËR KËRKESAT THELBËSORE DHE VLERËSIMIN E KONFORMITETIT TË PAJISJEVE TË MBROJTJES PERSONALE”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 8, të ligjit nr.9779, datë 16.7.2007, “Për sigurinë e përgjithshme, kërkesat thelbësore dhe vlerësimin e konformitetit të produkteve joushqimore”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin e rregullit teknik “Për kërkesat thelbësore dhe vlerësimin e konformitetit të pajisjeve të mbrojtjes personale”, sipas tekstit, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet prej datës 1 dhjetor 2010.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË MALIT TË ZI, PËR LËVIZJEN E NDËRSJELLË TË SHTETASVE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 6, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e zëvendëskryeministrit dhe ministër i Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Malit të Zi, për lëvizjen e ndërsjellë të shtetasve, sipas tekstit, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË MALIT TË ZI, PËR RIPARIMIN, RINDËRTIMIN DHE MIRËMBAJTJEN E PIRAMIDAVE E TË SHENJAVE TË TJERA KUFITARE, NË KUFIRIN SHTETËROR SHQIPTARO - MALAZEZ
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Malit të Zi, për riparimin, rindërtimin dhe mirëmbajtjen e piramidave e të shenjave të tjera kufitare, në kufirin shtetëror shqiptaro-malazez, sipas tekstit, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
***
V E N D I M
PËR
TRAJTIMIN DHE PËRFITIMIN E SHËRBIMEVE SHËNDETËSORE TË PERSONAVE, QË KANË PËRFITUAR AZIL, DHE TË PERSONAVE, QË KANË APLIKUAR PËR AZIL, NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 2, 15, pika 2, shkronja “c”, e 21, të ligjit nr.9098, datë 3.7.2003, “Për integrimin dhe bashkimin familjar të personave, që kanë përfituar azil në Republikën e Shqipërisë”, si dhe të pikës 3, të nenit 8, të ligjit nr.7870, datë 13.10.1994, “Për sigurimet shëndetësore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Të huajt, që kanë përfituar azil në Republikën e Shqipërisë, sipas ligjit nr.8432, datë 14.12.1998, “Për azilin në Republikën e Shqipërisë”, gjë që vërtetohet nga autoritetet përkatëse, gëzojnë të njëjtat të drejta si shtetasit shqiptarë, për të përfituar shërbim shëndetësor nga skema e detyrueshme e sigurimeve të kujdesit shëndetësor.
2. Të drejtën për trajtim dhe përfitim të shërbimeve shëndetësore e kanë edhe të huajt, që kanë aplikuar për azil dhe që kanë vendbanim ose vendqëndrim të përkohshëm në territorin e Republikës së Shqipërisë.
3. Ngarkohet Ministria e Brendshme të paraqesë në vazhdimësi listën e përditësuar të personave, që kanë përfituar azil në Republikën e Shqipërisë, dhe të atyre, që kanë aplikuar për azil, pranë Institutit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor, për pajisjen e tyre me librezën e shëndetit, dokument ky që vërteton të qënurit e tyre të siguruar.
4. Të gjithë të huajt, që kanë përfituar azil në Republikën e Shqipërisë dhe që janë në marrëdhënie pune, kanë të drejtë të sigurojnë, vullnetarisht, veten dhe familjen e tyre me skema të sigurimeve shëndetësore suplementare, për mjekime me kosto të lartë, të cilat nuk mbulohen nga skema e detyrueshme e sigurimeve shëndetësore.
5. Ngarkohen Ministria e Brendshme, Ministria e Financave dhe Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
04/11/2009