Kryetarja e Kuvendit uron shqiptarët për festën e Flamurit.
Në një aktivitet të organizuar nën kujdesin e saj për ditën e Flamurit, Kryetarja e Kuvendit tha :
Më 28 Nëntor 2009 ne nderojmë sakrificën e virtytin e bijve të shqipes , kujtojmë 28 Nëntorin 1443, 28 Nëntorin 1912 e deri më sot, për të ardhur në përvjetorin e këtij viti.
Një vit përpara kur kujtonim dhe festonim 28 Nëntorin, ditën e Flamurit, Shqipëria nuk ishte anëtare e NATO-s, sot Shqipëria është anëtare e Nato-s.
Në 28 Nëntor 2008, Shqipëria nuk kishte ok për kërkesën e saj për statsuin e vendit kandidat, sot në 28 Nëntor 2009, Shqipëria është pranuar në kërkesën e saj.
Ne e dimë që në shekuj shqipet për vetë natyrën e tyre fluturonin të pashoqëruara. Kështu ishte dhe kur Princi i lirisë Skënderbeu luftonte për bashkimin e shqiptarëve, për ti orientuar drejt perëndimit.
Kështu ishte në 28 Nëntor 1912, kur plaku I Vlorës bashkoi përsëri burrat dhe ngriti lart flamurin shqiptar. Sot shqipet nuk fluturojnë më të pashoqëruara, sot ato janë bashkë në Evropë. Në çdo qelizë të atij flamuri të kuq, të cilit ne i këndojmë dhe para të cilit, përulemi , ne lexojmë sakrificën, ne lexojmë virtytin.
Në këtë flamur ne lexojmë sesi shqipja jonë na ka mbajtur fort bashkë, sesi familja jonë e fortë na ka mbajtur bashkë, sesi virtyti , virtyti I shqiptarëve na ka bërë që Shqipëria sot të jetojë kohët më të bukura, me rritje ekonomike, me ëndër evropiane, me projekte evropiane, duke qenë pjesë e Aleancës më të madhe Euroatlantike. Unë dëshiroj tju falenderoj për këtë rrëfim kaq të vërtetë, sepse është kaq e rëndësishme të thuash gjithmonë të vërtetën